Balluku pret ambasadoren Kim, diskutohen çështje strategjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku priti sot në zyrën e saj ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Krijimi i oportuniteteve për investitorët amerikanë ka qenë tema kryesore e diskutimit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja Balluku përmes një njoftimi në rrjetet sociale. “ Me kënaqësi prita në MIE ambasadoren e re të SHBA, Znj. Yuri Kim. Krijimi dhe promovimi i oportuniteteve për investitorët amerikanë, përmes proceseve transparente dhe të vendosura në kuadër të qartë ligjor, bashkëpunimi i ngushtë për çështjet strategjike të sektorëve jetikë, që MIE mbulon, si dhe partneriteti thelbësor me SHBA për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, por dhe faktorizimin e Shqipërisë përmes infrastrukturës kritike në nivel rajonal, ishin temat kryesore të këtij takimi të parë, mjaft të frutshëm. Jam besimplotë se në të ardhmen Ambasadorja Kim do të japë mbështetje të rëndësishme për politikat prioritare të zhvillimit, jo vetëm në infrastrukturë dhe energji por dhe në fushat inovative si teknologjia dhe siguria kibernetike”-shkruan Balluku.

Të fundit

Kina i shkon te bregu Tajvanit me tanke amfibe

Kina ka nisur stërvitje intensive me zjarr të vërtetë pranë brigjeve të Tajvanit, në një tjetër shfaqje force që...

Mediat e Tel Avivit shkruajnë për kapiten Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

Mediat izraelite i kanë dedikuar një shkrim kapitenit Arben Anamali që humbi jetën në liqenin e Shkodrës teksa ndërhyu të shpëtonte dy turistë izraelitë...

VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është futbollisti më i ri i Real Murcias. Zeka është grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare,...

Momentet e fundit të 35-vjeçarit përpara se të “thithej” nga turbina e aeroplanit (Video)

Një ngjarje tragjike ka nodhur në një nga aeroportet e Italisë. Siç shihet edhe në video Andrea Russo 35 vjeç gjeti vdekjen në pistën e aeroportit...

Endri Shabani kërkesë KQZ për të “djegur” Adriatik Lapajn

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa kërkesa. Konkretisht ai i kërkon KQZ...

Lajme të tjera

Web TV