Rënia e rasteve të reja/ Najada Çomo paralajmëron: Nuk do të vazhdojnë kështu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Infektivit, Najada Çomo e ftuar në emisionin ”Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për rënien e shifrave të COVID-19 në Shqipëri ditët e fundit.

Çomo thotë se shifrat janë reale, por s’ka për të vijuar me këtë trend, pasi në spitale ka ende numër të shtuar shtrimesh.

Ajo thotë se të gjitha ditët kur vendi regjistronte mbi 1 mijë të infektuar, do të reflektohen tek shtrimet në spitale.

Për shefen e Infektivit, gjithsesi masat e mara deri më tani kanë dhënë efektin.

”Shifra është reale e personave të testuar, dhe atyre pozitiv. Në spitale numri vijon të jetë i shtuar, me pacientë të rënduar. Spitali nuk e ndjen ende numrin më të pakët.

Në bindjen time, nuk besoj që kjo do të jetë një gjë reale që do vijojë kështu. Jo se nuk ështe reale, por realiteti i personave të shtruar në spitale, me ato shifrat mbi 1 mijë që kemi dëgjuar, ata njerëz të infektuar, por një pjesë janë kontigjen për t’u shtruar në spitale.

Gjithmonë duhet thënë që në spitale vijnë personat që janë më rëndë. Humbja e jetës ndodh në kushte spitalore, ku vjen pacienti që është më rëndë.

S’ka lidhje me zgjedhjen. Gjithë bota vijon të ketë trendë të rritura, apo numrin e personave. Nuk mund të themi që është, kjo është gjë reale, e prekshme në gjithë Shqipërinë. Por mbyllja e orës, vendosja e maskës. Gjithë mbyllja e pjesshëm kanë reflektuar në uljen e infektimeve.

E vërteta është gjë kemi një numër disi më të ulët.”- tha Çomo.

 

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV