“A do e mbështesni zotin Basha?”/ PD merr në telefon emigrantin, përgjigjet e tij lënë pa fjalë koordinatoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit telefonatat nga zyrat e partive janë bërë të shpeshta.

Jo vetëm që bëjnë sondazhe dhe verifikime për votuesit e tyre, por një pjesë shpjegojnë edhe programin.

Në audion që po bëhet virale  është një koordinatore e PD e cila telefonon një emigrant të sapo ardhur në Shqipëri.

Për veç nivelit mediokër dhe njohurive të kufizuara ajo vihet në lojë nga qytetari i cili, duket se e pret me qetësi shpjegimin e koordinatores së zotit Basha.

Kordinatorja e nis bisedën se Basha është për integrimin europian dhe për këtë ka dhe një program që do ta realizojë kur të vijë në pushtet.

Kur qytetari e pyet se çfarë programi ka PD, ajo i përgjigjet se do hapë 110 mijë vende pune.

Me ironi qytetari e pyet koordinatoren se si do i hap vendet e punës kur Basha nuk është vet në punë, ajo nuk e kupton, por i përgjigjet duke i thënë se duhet të vijë në pushtet.

Qytetari vijon më tej me pyetjen ironike; Pse nuk është në pushtet zoti Basha?

Përgjigja e koordinatores është: Nuk është në pushtet sepse në pushtet ndodhet zoti Rama.

Më tej koordinatorja e pyet; a do e mbështesni zotin Basha dhe PD?

Qytetari me qetësi i thotë: Absolutisht që Jo!

Me tej kur qytetari i e pyet koordinatoren se ku i ka gjet Basha pikat e programit, ajo i thotë se janë nevojat më bazike të qytetarëve.

Qytetari me ironi vijon duke i thënë se mua s’më ka pyet ndonjëherë për nevojat që kam.

Në fund telefonata mbyllet me batutën e qytetarit që i thotë koordinatores: Aty te numri im shkruaj PS që në lindje. Bashës sikur 500 vjet të kem nuk i jap asnjëherë votë./Tema

Lexo edhe :  "Nënë, nesër bëhem kryeministër!" Reagimi i së ëmës së Ramës: "Jep dorëheqjen ose..."

 

Të fundit

Marshim mbi urën e Sydney në Australi në mbështetje të Palestinës

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në Marshimin për Njerëzimin të dielën në Sydney të Australisë, në mbështetje të Palestinës, pavarësisht...

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti për një parakalim në autostradë,...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e...

Lajme të tjera

Web TV