“Je bërë dhe simpatike sot”, Rudina Magjistari i kthehet Sazan Gurit: Je seksist, gjithmonë… (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Rudina” në TV Klan kanë qenë të ftuar aktivisti Sazan Guri, sociologia Marsida Simo, botuesja Arlinda Dudaj dhe në një lidhje Skype, Albatros Rexha.

Ata kanë folur rreth një studimi të fundit që është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia. Sipas këtij raporti Finlanda është vendi më i lumtur në botë në mesataren e viteve 2018-2020.

Pas saj në këtë renditje vjen Danimarka, ndjekur nga Zvicra dhe Islanda. Ndërsa në renditjen e lumturisë vetëm për vitin 2020 sërish Finlanda kryeson vendin e parë e ndjekur nga Islanda, e më pas Danimarka dhe Zvicra.

Gjatë bisedës me botuesen Arlinda Dudaj, Sazan Guri i bëri asaj një kompliment dhe i kërkoi që të vazhdojë mendimin. Në këto momente ndërhyri moderatorja Rudina Magjistari, e cila i tërhoqi vëmendjen dhe i tha Gurit se sjellja e tij është seksiste, madje ndodh shpeshherë kur ai është i ftuar në studio.

Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.

Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.

Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.

Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.

Arlinda Dudaj: Ti je seksist dhe unë i kam thënë në një emision tjetër.

Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.

Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.

Lexo edhe :  “Ilir Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të. Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë.

Të fundit

‘Diaspora zgjedh Atdheun’/ PD vijon takimet, më 13 shkurt me shqiptarët në Francë

Partia Demokratike po bën gjithshka që shqipëtarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë, përmes takimeve me diasorën. Këtë të...

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme duke rrëzuar nenin që...

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me ‘BOKU’/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Ish-rektori i Universitetit 'BOKU' në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen, pasi do të jenë pjesë...

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00...

Lajme të tjera

Web TV