Kombëtarja/ Hysaj: Grupi është fantastik, Andorra? Emri të gënjen, duhet kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares, Elseid Hysaj, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve në konferencën për shtyp të martën pasdreke, u shpreh se duhet që ta nisin këtë fushatë eliminatoresh me këmbën e mbarë. Gjithashtu, ai foli edhe për lojtarin më të ri kuqezi që i është bashkuar Kombëtares, Nedim Bajrami, për ndeshjet që do të zhvillojnë në pak ditë si dhe për skemën e përdorur nga trajneri e ndeshjen ndaj ekipit të Andorrës. “Me rëndësi është që ta fillojmë me këmbën e mbarë sepse siç e dimë, ndeshjet e para janë më të rëndësishme sesa ndeshjet më vonë”, – ka thënë ai fillimisht.

“Kështu që ta nisim mbarë, ashtu siç edhe e lamë në Ligën e Kombeve, që të jemi kompakt siç e treguam edhe në ndeshjet e fundit dhe të vazhdojmë përpara, – ka vijuar futbollisti i Napolit. – Për një nisje e mbarë me Andorrën? Po besoj se po sepse kemi më shumë lojtarë që po luajnë ndeshje dhe kanë më shumë minutazh dhe janë në formë më të mirë sesa përpara. Jemi një grup fantastik, kemi edhe ardhje të reja si Bajrami, që mund të na japin një dorë më shumë për të ecur përpara dhe besoj që do fillojmë me këmbën e mbarë.” Më pas ai ka folur për lojtarin më të ri kuqezi që i është bashkuar Kombëtares, Nedim Bajramin.

“Kam folur me të, sepse kemi luajtur edhe kundër tij dhe është një lojtar vërtetë shumë i mirë, – ka thënë 27-vjeçari, duke folur për 22-vjeçarin. – Është në një skuadër që ka shumë mundësi të ecë përpara sepse Empoli kërkon që t’i japë sa më shumë mundësi lojtarëve të rinj që të tregojnë veten dhe më pas të kenë mundësi të kalojnë në një skuadër më të fortë. Ai i ka cilësitë e duhura dhe i kam thënë që nuk do ketë presion sepse është një qytet i vogël dhe i qetë. Thjesht duhet të tregojë vlerat e veta siç po bën dhe besoj se do gjejë një skuadër të mirë.” Shqipëria luan 3 ndeshje në 6 ditë, përballë Andorrës, Anglisë dhe San Marinos, por për Hysajn, kjo nuk përbën problem.

“Jemi mësuar pak sepse po luajmë çdo 3 ditë, – ka thënë shkodrani. – Çdo 3 ditë kemi bërë ndeshje. Jemi mësuar dhe me këtë epideminë, u bëmë një vit që luajmë kështu. Por jemi mësuar të gjithë lojtarët, jemi të organizuar. Të gjithë po e mbajmë mirë veten dhe jemi gati të luajmë çdo tre ditë. Besoj që nuk do jetë problem për asnjë nga lojtarët që jemi këtu. Sa i përket grupit dhe të rinjve në Kombëtare, nuk besoj se ka ndryshime. Siç e keni parë, jemi i njëjti grup pak a shumë. Kemi veç ardhjen e disa të rinjve që mund të na duhen në grup, por jemi po i njëjti grup. Kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe do të mundohemi të ecim përpara.”

Lexo edhe :  VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë

“Dhe duhet ta kemi pak atë frymën e ndeshjeve të kaluara sepse treguam që kemi filluar të luajmë një futboll të mirë, me trajnerin që po na tregon se si të vendosemi në fushë dhe ne ecim bashkë, – ka theksuar mbrojtësi kuqezi. – Kështu që besoj se duhet të kemi pak nga fryma e kaluar dhe pak nga ndeshjet e kaluara dhe pak nga fryma e re, siç thashë Bajrami dhe të tjerët, që mund t’i japin një mundësi më shumë skuadrës për të ecur përpara.” Më tej, ai ka folur edhe për skemën e përdorur nga trajneri Reja, duke thënë: “Jemi adaptuar dhe kemi marrë vesh se si duhet të lëvizim në fushë, se si duhet të organizojmë ndeshjen, se si duhet të sulmojmë.”

“Sepse në fillim vërtetë ishte pak si rrëmujë, si fillim i ri, pasi nuk kemi as kohë, – ka pohuar futbollisti kuqezi. – Kemi ardhur dje, sot, nesër dhe pasnesër është dita e ndeshjes. Nuk është koha që të stërvitet skuadra 100%. Kështu që duhet të ketë besim te ne dhe ne besim te trajneri dhe siç thashë, është një grup i vetëm. Nuk kemi shumë ndryshime. Jemi një grup që e kemi kuptuar skemën dhe besoj që është duke ecur mirë tani. Sa i përket ndeshjes kundër Andorrës, është më mirë kur e njeh një kundërshtar si Andorra, që e dimë të gjithë që poshtë emrit mendojmë se është e lehtë, por në të vërtetë ata janë lojtarë që dinë të luajnë futboll.”

“E dimë të gjithë se futbolli mund të ketë të papritura dhe duhet të jemi ne 100% të përqëndruar që ta bëjmë ndeshjen e lehtë. Në qoftë se do jemi të përqëndruar 100%, ndeshja do jetë më e lehtë, por nëse ne mendojmë se Andorra është një ekip i lehtë, gabojmë dhe mund të kemi pasoja siç patëm në ndeshjet e kaluara ku dolëm barazim me Andorrën”, – ka përfunduar lojtari i Kombëtares kuqezi të futbollit, Elseid Hysaj.

Të fundit

Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në...

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025: Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Vangeliya Pandeva Gushterova, lindi në vitin 1911 në Bullgari. Ajo humbi shikimin pas një stuhie të fuqishme kur ishte...

Berisha do t’i japë fitoren e zgjedhjeve në tavolinë Ramës!

Nga Spartak Ngjela Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike. Në çdo proces zgjedhor vjen një kohë...

Ngjarja në Astir, zbulohet kush është vajza që alarmoi RENEA-n/ Policia: Gjetëm armë…

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë... Zbulohet kush është...

4 adoleshentë humbin jetën në juglindje nga problemet kardiake, flet mjekja

Në dy javët e fundit, në juglindje të Shqipërisë kanë humbur jetën katër adoleshentë për shkak të problemeve kardiake. Viktimat janë një vajzë 15-vjeçare nga...

Lajme të tjera

Web TV