25 prilli/ Tensionet e fushatës, kush humb dhe “fiton” nga konfliktualiteti?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një muaj para zgjedhjeve, tensionet politike, duke përfshirë edhe përplasjet fizike, po i japin doza të forta “militantizmi” fushatës dhe ditës së 25 prillit. Përballja politike në vijim dhe si po luajnë palët në kërkim të fitores.

Nga Fernada Cenko

Zyrtarisht nesër nis fushata, por palët e kanë nisur që pa “nisur” me shkelje të Kodit Zgjedhor, pasi ka afër dy muaj që vetëm fushatë bëhet nga të gjithë, të varur e të pavarur. Tensionet dhe përplasjet nuk kanë munguar me boksierë militantë, apo kandidatë për deputetë që u mungon “ringu”, duke shprehur dufin mbi tjetrin, vetëm se mendon ndryshe politikisht. Në Elbasan dhe Fier janë regjistruar disa incidente, por pa shumë pasoja që më tepër se dhimbje nga dhuna fizike tremb klima e krijuar.

Vetë liderët nuk kanë ndihmuar që situatat të zbuten, por duket se janë kandidatët nëpër qarqe të cilët po tentojnë një “marrëveshje të heshtur” për të shmangur sa më shumë konfliktualitetin. Deri më tani duket se asnjëra palë nuk ka epërsi të dukshme ndaj kundërshtarit dhe kjo e shton edhe më shumë tensionin. Zgjedhjet gjithashtu janë në lupën e madhe ndërkombëtare që më shumë se për demokracinë shqetësohet për stabilokracinë. Po si pritet të jetë fushata në vijim dhe dita e votimit? Po procesi i mëtejshëm kur të nisë numërimi i votave? Të gjitha këto pikëpyetje kanë qëndruar në çdo palë zgjedhje, por shpresat janë që humbësi, cilido qoftë të pranojë rezultatin dhe ti bindet verdiktit qytetar. Në një qëndrim mbi situatën aktuale dhe atë çfarë pritet, analistët Plator Nesturi dhe Leonard Karaj për gazetën “Fjala” shprehen se tensionet mbesin shqetësim kryesor. Gjithashtu sipas tyre, mbajtja e publikut nën trysni i shmang liderët politik në parashtrim programesh dhe debateve të mirëfillta mbi çështjet e ndjeshme si ekonomia, shëndetësia, rendi, drejtësia dhe integrimi.

Lexo edhe :  Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku...

Shok skuadre me mbrojtësin e Shqipërisë/ Serbia përjashton zyrtarisht nga lista lojtarin

Serbia ka publikuar listën përfundimtare me 25 emra që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Janë katër futbollistë të larguar nga lista e mëparshme me...

Besiktas i vendos çmimin Muçit, shqiptari “joshet” nga Serie A dhe Bundesliga

Vendosi rekord në klub si një nga blerjet më të shtrenjta në histori, por e ardhmja e Ernest Muçit është gjithnjë e më larg...

Lajme të tjera

Web TV