Veliaj ironizon Bashën për librin: U kërkon qytetarëve të blejnë programin 10 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thumboi ditën e sotme kreun e PD, Lulzim Basha, duke e etiketuar si të vetmin kryetar partie që në fushatë zgjedhore u shet qytetarëve programin e tij politik të paketuar si një libër.

Gjatë vizitës në shtëpinë e re të rindërtuar të Shaban Dorzit, kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar edhe nga kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Toni Gogu, u shpreh se po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush bën punë dhe kush shet vetëm fjalë.

“Është shumë e qartë, kush punon e kush ka vetëm fjalë. Basha mundohet që edhe në fushatë të shesë librin e vet, para se të shesë një ide të mirë, për t’i bërë gjërat pak më shpejt dhe pak më cilësore. Jo vetëm që nuk e voton as gruaja, por nuk voton dot as veten, pasi i ka skaduar karta e identitetit. Në vend që të bënin thirrje të merrnin njerëzit kartat, 10 mijë lekë është një, bëjnë thirrje për të blerë programin 10 mijë lekë,” u shpreh Veliaj, duke thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se pavarësisht kritikëve dhe skeptikëve, socialistët nuk dorëzohen në misionin për t’i çuar gjërat përpara. “Kur dikush punon, nuk mungon kori i atyre që të vënë stërkëmbëshin, i atyre që thonë “kjo nuk bëhet”, i cinikëve, skeptikëve, i dyshuesve e thashethemexhinjve, por unë besoj që kori i njerëzve të mirë, i njerëzve të punës, i njerëzve të drejtë, është akoma më i madh. Le të thonë çfarë të duan! Në finale, fjalët i merr era, por kjo shtëpi do ngelet, shkolla do ngelet, rruga do ngelet. Ne punojmë për njerëzit. Ne nuk kemi kohë të humbim. Nuk do e lëmë përgjysmë, por do ta çojmë deri në fund këtë mision”, përfundoi Veliaj.

Lexo edhe :  Giro d’Italia në Shqipëri/ Veliaj nga qelia: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës (FOTO)

190 familje në Njësinë Administrative Pezë janë përfituese nga procesi i rindërtimit. Aktualisht janë dorëzuar 46 shtëpi, ndërsa janë drejt përfundimit edhe shtëpitë e tjera, 30 prej të cilave në lagjen e re në fshatin “Pezë Helmes”

Të fundit

Sot Samiti europian në Tiranë, 1500 policë në terren! Ja akset rrugore që do të bllokohen

Njoftimi i policisë: 1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por...

Nga Erasmus+ tek tregu i përbashkët, përfitimet reale që Shqipëria pret nga Samiti i BE

Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete. Ndryshe nga samitet simbolike...

Papa Leo XIV thyen rekord ndjekësish në Instagram, ja nga sa persona ndiqet

Papa Leo XIV bëri debutimin e tij zyrtar në Instagram të mërkurën dhe brenda vetëm 24 orësh, llogaria e tij arriti të tejkalojë 12...

Sherri për votën e Orlando Rakipit, gazetarja jep detajet: Ishin votuar dy kandidatë…

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje përplasja që ka agravuar në prekje fizike në Yrshek, Kashar, mes vëzhguesit të Orlando Rakipit dhe sekretarit të...

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot!

Për ditën e Premte moti do të jetë i paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak. Vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me...

Lajme të tjera

Web TV