Raporti i Santos për Shqipërinë/ Balla: Mirënjohës grupeve të mëdha në PE për mbështetjen. Kemi bërë hapa të ndjeshëm drejt axhendës europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur mirënjohën ndaj grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian të cilët mbështetën sot unanimisht Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ashtu siç me të drejtë theksoi Reporterja për Shqipërinë Isabel Santos dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varlehyi pavarësisht kontekstit të vështirë tërmetit të 26 Nëntorit dhe Pandemisë, Shqipëria ka ka bërë hapa të ndjeshëm në axhendën europiane.

“Vullneti politik i Shqipërisë ka qenë i vendosur për të vazhduar me reformat e rëndësishme dhe shumë komplekse sikurse nënvizohet Reforma në Drejtësi”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Mirënjohës ndaj grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian të cilët mbështetën sot unanimisht Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Ashtu siç me të drejtë theksoi Reporterja për Shqipërinë Isabel Santos dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varlehyi pavarësisht kontekstit të vështirë tërmetit të 26 Nëntorit dhe Pandemisë, Shqipëria ka ka bërë hapa të ndjeshëm në axhendën europiane. Vullneti politik i Shqipërisë ka qenë i vendosur për të vazhduar me reformat e rëndësishme dhe shumë komplekse sikurse nënvizohet Reforma në Drejtësi.

Kryefjalë në diskutimin e Andrey Kovatchev, Zëvendës President i Grupit të Partive Popullore Europiane, ishin nevoja për të njohur përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt integrimit europian duke i kërkuar Këshillit Europian “mbajtjen pa humbur kohë të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”.

Lexo edhe :  Veliaj: Vota e emigrantëve, një ide e hershme e PS

Presidenca Portugeze përmes Sekretares së Shtetit për Europën, Ana Paula Zacaries, u shpreh se “Shqipëria është një model për vendet e tjera të rajonit për sa i përket politikës së saj të jashtme 100% në përputhje me politikën e Jashtme të BE-së.”, shkruan Balla.

Të fundit

3 Shkurt 1924/ Woodrow Wilson, ndahet nga jeta presidenti amerikan

Woodrow Wilson, presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara, vdes në Uashington në moshën 67 vjeçare. Në vitin 1912, kur...

Grammy 2025/ Nga Taylor Swift te Beyonce e Lady Gaga, yjet mahnisin me veshjet e tyre

Mbrëmjen e së dielës, në Los Angeles, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy 2025. Yjet parakaluan të tapetin e kuq, duke zbuluar veshjet...

Përplasen dy mjete në aksin “Cërrik-Gramsh”, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë...

Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë për të regjistruar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një ftesë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi për t’u regjistruar për zgjedhjet më 11...

Çfarë duhet të konsumoni për mëngjes,nëse doni të keni gjatë ditës energjinë që dëshironi

Ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për funksionimin e duhur të trupit dhe për energjinë që ju nevojitet për të përballuar detyrimet tona...

Lajme të tjera

Web TV