Pse kaq larg njëra-tjetrës PD- LSI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Dita e parë e fushatës dhe të dy liderët e partive më të mëdha , prej mitingjeve dalin në terren. Basha nuk i largohet Tiranës dhe kish dalë në lagjen e tij për takime rrugë. Ndërkohë kryeministri Rama i është drejtuar Durrësit ku është dhe pjesë e listës së deputetëve të qytetit bregdetar.

Për të mos mbetur pas, kryemadhi e LSI shkoi drejt Shkodrës për të prezantuar kandidatët e saj në qytetin verior. Nisja e fushatës në ditën e parë të saj duket e qetë. Por vëmendjen kryesore e ka marrë mitingjet që zhvilluan në hapje dy partitë kryesore. Ajo çfarë ka bërë përshtypje ish fakti që në mitingun e PD, Basha nuk kish ftuar LSI, çka do të jepte unitetin e grupit opozitar dhe që janë realisht në të njëjtin kamp. Në fakt deri më tani, në të gjitha aktivitetet e zhvilluara, në Tiranë dhe qarqe, nuk është parë asnjë eveniment i përbashkët. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm me kryetarët e partive që krysojnë listat e veçanta, por  dhe me drejtuesit e qarqeve apo me shtabet lokale.

Në këtë aspekt ka diçka që nuk funksionon. Pavarësisht një marrëveshjeje të ekspozuar me pompozitet midis Bashës dhe Kryemadhit, ndonëse marrëveshja më së tepërmi është sinjifikative dhe aspak detyruese parazgjedhore, duket se ka një rivalitet të ashpër në terren. Vetë sondazhet vërejsnë se levizjet e votave bëhen brenda kampit të opozitës, ndërsa PS ruan të njëjtat kuota të cilat ka patur dhe në zgjedhje të shkuara. Kjo ftohje në distancë midis dy partive që përbëjnë boshtin e asaj që deri më parë quhej opozitë e bashkuar, u vu re dhe në intervistën e kryetares së LSI, Kryemadhi.

Lexo edhe :  Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Pavarësisht dozës së karikimit elektoral që ka qenë formë e përhershme e LSI, me garancitë se do dalin të fituar në zgjedhje, deklaratat e Kryemadhit   kishin pak optimizëm në vlerësimin e punës së PD dhe të Bashës në veçanti. Durrësi, Shkodra, Fieri por dhe Berati e Vlora duket se do të jenë qarqe ku dy listat e opozitës, më tepër sesa tentojnë  ndonjë përmbysje, do të jenë fushëbeteja për të marrë mandate në kurriz të njëra-tjetrës. Dhe deri më tani duket se Basha është në avantazh në betejën me LSI.

Të fundit

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’/ ‘Nofkat’ e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

Zbardhen detaje nga dosja e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe...

Lajme të tjera

Web TV