Vaksinimi masiv/ Manstirliu: Këtë javë përfundojmë vaksinimin e arsimtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër procesin e vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”, ku po vijon me kalendar të kombinuar për pedagogët, paralelisht me dozat e dyta për stafin mjekësor dhe të moshuarit.

“Po vijojmë me vaksinën Pfizer, Astraxzeneca dhe Sputnik këtu në stadiumin Air Albania për arsimtarët si dhe rivaksinimet për personelin shëndetësor dhe të moshuarit. Është shumë e rëndësishme për të përmbyllur vaksinimin e arsimtarëve, kjo javë duhet ti dedikohet përmbylljes së vaksinimit të mësuesve, pedagogëve, edukatorëve dhe vijojmë më tej me vaksinimin e të moshuarve”, deklaroi Manastirliu.

Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami, tha se procesi i vaksinimit në këtë pikë të përqendruar, ka vijuar pa u ndalur që prej ditës së parë.

“Në Stadiumin Air Albania po vijon vaksinimi i stafit mjekësor dhe i të moshuarve për dozat e dyta dhe dozat e para për pedagogët dhe arsimtarët. Vaksinimi ka vijuar pa ndërprerje nga dita e parë”, tha Cami.

Dje filloi vaksinimi masiv i të moshuarve +70 vjeç në sheshin Skenderbej, pas marrjes së 192 mijë dozave të vaskinës kineëze.

Ndërkohëm që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 78 mijë doza të vaksinës ndaj COVID-19. Janë kryer 31,645 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 26,158 vaksinime për të moshuarit dhe 20,582 arsimtarë janë vaksinuar deri tani.

Të fundit

Rama bën për “ujë të ftohtë” Gledjan Llatjan: Bari në varreza po bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama nuk ka “kursyer” gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit, as të parin e qytetit të Elbasanit,...

A tolerohej prostitucioni në Gjermaninë naziste?

Një pasqyrë historike mbi një kapitull të errët të sistemit të kampeve të përqendrimit Ndërsa ideologjia e Rajhut të Tretë predikonte moral të hekurt, “pastërti...

Punëtorë që meritojnë dyfishin e pagës, është e pabesueshme çfarë arrijnë në punë!

Në çdo profesion ka njerëz që thjesht bëjnë detyrën e tyre, por ka edhe të tillë që shkojnë shumë përtej saj. Janë ata që nuk...

“Pjerin, nënkryetarët i ke shumë të lodhur!”/ Rama batuta në takimin me kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në Durrës. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar kritikat e kryeministrit drejtuar kryebashkiakëve, lidhur me...

Kur pësimi i Bashës nuk i bëhet mësim Lapajt

Nga Shpëtim Luku Në historinë politike shqiptare ka disa veprime që për nga absurditeti dhe pasoja, do të mbeten gjatë në kujtesën kolektive. Një prej...

Lajme të tjera

Web TV