Rindërtimi/ Rama: Plani i punës për transformimin e 7 bashkive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma e aplikimit online siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave. Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative. Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanë nisur. Detajet e programit të rindërtimit janë shpjeguar nga Kryeministri Edi Rama përmes një postim ne faqen e tij ne Facebook, jep detaje nga raporti i përmbledhur i miratuar dje në Qeveri, për këdo që ka interes të informohet mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit. Zonat e reja prekin 7 bashki te vendit, të goditura nga tërmeti katastrofik.

  • Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 zona të reja zhvillimi, në 7 bashki:
  • Kurbin: 2 zona
  • Kruje:​ 3 zona
  • Tirane: 9 zona
  • Vore: 1 zonë
  • Shijak: 1 zonë
  • Durrës: 1 zonë
  • Kavajë: 1 zonë

Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.

Zonat e tjera për zhvillim në pritje për miratim janë:

  1. Krujë (Qytet dhe fshat)
  2. Kamza (Qytet)
  3. Lezha (Qytet)
  4. Durrësi (Qytet)
  5. Kavajë ( Golem)
  6. Shijak (Rurale)
  7. Kurbin (Fshat)
  • Procesi i shpronësimeve pjesore në zonat e miratuara për zhvillim

Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, Bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit. Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.

  • Planet e detyruara vendore (PDV)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake. Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Lac, Zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorezimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:

  1. Laç, zona 1/1: 24 shkurt
  2. Thumana, zona 1: 25 shkurt
  3. Shijak, zona 1: 25 shkurt​
Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 28 prill 2025

Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.

  • Modelet e shtëpive për zonën fshat

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.

  • Procesi i vlerësimi të thelluar

Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.

  • Platforma e aplikimit online

Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave. Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative. Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanë nisur. Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë.

 

Të fundit

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV