Manastirliu nga Kopliku: Do vijnë edhe 23 mijë vaksina Pfizer nëpërmjet Covax

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20 mijë vaksina nga kontrata e qeverisë shqiptare me Pfizer do të mbërrijnë para datës 20 Prill, ndërsa 23 mijë doza të tjera do të vijnë në muajin qershor përmes COVAX. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën e vaksinimit në Koplik bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama, nga ku theksoi se pritet të merren dozat e tjera të vaksinës kineze të siguruara nga marrëveshja me kompaninë turke.

“Deri më tani procesi ka ecur shumë mirë. Do të kemi deri më 20 Prill, 20 mija vaksina nga Pfizer përmes Covax. Sot kemi marrë edhe një informacion për një nga dritaret që kemi aplikuar nga COVAX-i. Në qershor do kemi edhe 23 mijë vaksina të Pfizerit.

Ndërkohë që presim edhe vaksinat AstraZeneca dhe gjithashtu edhe vaksinat nga kompania turke, për kalendarin tjetër të distribucionit. Sot procesi ka vazhduar në të gjithë Shkodrën”, tha Manastirliu.

Të fundit

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Gerta Gixhari tregon njohjen me partnerin: Sa e pashë thashë ç’është ky bukurosh!

Gazetarja Gerta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjen me partnerin dhe babain e fëmijëve Iljaz Labin. Ishte dashuri me shikim të parë, ka...

Trump paralajmëron Britaninë: Hapni Detin e Veriut, hiqni qafe mullinjtë e erës

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur kundër mullinjve me erë në Detin e Veriut dhe ka kritikuar Britaninë e Madhe. "Mbretëria e...

Lajme të tjera

Web TV