Manastirliu: Sot në drekë nisim vaksinimin e gazetarëve, nesër vazhdojmë me punonjësit e policisë.
“Në Berat në qendrën e vaksinimit masiv kemi filluar me gjyshet dhe gjyshërit. Në total janë vaksinuar më shumë se 3000. Sot mbërrijmë në shifrën e 100 mijë vaksinave vetëm në grupmoshën e mbi 70-vjeçarëve.
Nesër fillojmë vaksinimin e punonjësve të policisë. Vazhdojmë ne Tiranën dhe shtrihemi në të gjithë Shqipërinë. Ne po nisim planin e vaksinimit të kombinuar. Nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, tha Manastirliu.