Ditën e sotme një i moshuar ka shkuar në sheshin “Skëndërbej” për të kryer vaksinën anti-Covid.
Ai gjithashtu ka “sfiduar” dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili disa ditë më parë nëpërmjet një statusi në Facebook bëri thirrje që vaksina kizene nuk duhej të aplikohej tek personat mbi 60-vjeç.
“Do e bëj vaksinën. Patjetër edhe të Saliut edhe të Liries”, tha ai për “Top Channel”.
Ndër të tjera i moshuar tregoi se vuan nga 4 sëmundje dhe se në muajin janar e ka kaluar Covid-19, por frika e riinfektimit e ka detyruar që të shkojë pranë tendës për të marrë dozën e tij të vaksinës.
Sot shënohet dita e 6 e vaksimit masiv në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 13.010 vaksinime, ndërsa që nga nisja e procesit të vaksinimit nga 11 janari, në vendin tonë janë kryer 185.496 vaksinime.
Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac.