Situata në Rinas/ Reagon deputeti Halit Valteri: Plan i Metës dhe Berishës në axhendën e tyre për të destabilizuar vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri ka reaguar për krizën e shkaktuar në aeroportin e Rinasit, duke u shprehur se kjo ngjarje është një nga betejat që Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë planifikuar në axhendën e tyre të destabilizimit të vendit.

Me anë të një postimi në Facebook, Valteri shkruan se kontrollorët e vetëshpallur grevistë janë persona të punësuar nga PD dhe LSI.

Valteri gjithashtu përmendi edhe shembuj në Europë, duke vënë në dukje faktin se në vitin 2021 fluturimet janë ulur me 50% për shkak të pandemisë.

Postimi i plotë i Halit Valterit:

“Puçistët e përkëdhelur të çdo pushteti!

Ushtria mori nën kontroll ndërtesën e Albkontrollit në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit në Shqipëri, duke i dhënë fund një puçi të iniciuar nga Meta dhe Berisha.

Ajo që po ndodh në Aeroportin e Rinasit, është qartazi një nga betejat që Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë planifikuar në axhendën e tyre të destabilizimit të vendit në prag të zgjedhjeve.

Nëse do i marrësh emër për emër, ata që janë vetshpallur grevist, janë disa persona të punësuar nga LSI dhe Partia Demokratike dhe tani po i përgjigjen thirrjes për luftë atyre që i kanë punësuar.

Kjo nuk është një grevë ekonomike, ku ti duhet të sqarosh sa e kanë ata pagën dhe pse u është ulur për shkak të pandemisë. Ata do ta bënin atë dhe sikur tu ishin rritur pagat. Rinasi është është përzgjedhur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, si një pik kyçe nga ku ata mund të destabilizojn vendin, duke bllokuar trafikun ajëror ndërkombëtar.

Megjithatë, nëse do merrej si shembull Europa, ju kujtoj se vetëm Lufthansa ka nxjerrë 60% të personelit pa punë, Alitalia ka shkarkuar 30% personelit. Në Berlin falimentuan 2 aeroporte Tegel dhe Schönefeld. 100% e kontrrollorve gjerman papunë. Zyrtarisht fluturimet në 2021 janë ulur 50% për shkak të Pandemisë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ PS-PD, “të dashuruara” pas votës së emigrantëve

Por, kontrollorët e llastuar të të gjitha qeverive janë të pakënaqur, pasi rroga prej 4000 Euro, iu shkoi në 2000 Euro. Prandaj çdo debat mbi pagat e tyre, edhe pse janë shumë të larta për tu pasur zili, është i padobishëm. I vetmi motiv i tyre janë teserat e partisë që mbajnë në xhep dhe jo zarfat e pagave.

Ndërsa, shqiptarët në këtë kohë lufte me virusin e tmerrshëm diskutojnë mbijetesën, kurse këta vrasës të mbetur në tentativë duhet të ndëshkohen nga forca e ligjit. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që këtë ngjarje që po ndodh para syve të tyre ta lexojnë qartë që me 25 Prill këta personazhe që destabilizuan Shqipërinë në 97-ën, dëshirojnë të bëjnë të njëjtën gjë në 2021.”, shkruan Valteri.

Të fundit

41 vite mes flakëve, Saki Sheshi mes gëzimit për jetën e lëndimit nga vdekja

Sot është 63 vjeç, por thotë se punën për të shpëtuar jetë njerëzish e bën si në ditën e...

Dy orë takim në selinë e PS-së, zbulohet çfarë u kërkoi Rama drejtuesve të qarqeve

Në takimin që ka zgjatur dy orë në selinë e PS, drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për numrin e regjistrimit të emigrantëve për të...

Trump i lëkundur për tarifat për BM, ndërsa kërcënon të zgjerojë tarifat për BE-në

Perspektiva e afërt e një lufte tregtare me SHBA-në kërcënon të errësojë takimin e kryeministrit Sir Keir Starmer me shefat e BE-së, pasi Donald...

Horoskopi javor/ Situata të papritura dhe ditë plot sfida, ja çfarë kanë parashikuar yjet

Horoskopi për periudhën 3-9 shkurt 2025, parashikon se ditët në vijim do të jenë dinamike dhe plot sfida për shumë shenja të horoskopit. Dashi     Në punë...

Ngarkesa në gjykatën e Vlorës, rreth 350 çështje në muaj për çdo gjyqtar

Mungesa e gjyqtarëve, harta e re gjyqësore dhe vettingu kanë krijuar një situatë të vështirë në gjykatën e rrethit të Vlorës sa i takon...

Lajme të tjera

Web TV