Lidhet marrëveshja, “Sputnik V” një tjetër vaksinë më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Pas aprovimit për përdorimin e vaksinës Pfizer, AstraZeneca, CoronaVac për popullatën në Shqipëri, do të përdoret edhe vaksina ruse Sputnik V. Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për blerjen e vaksinës ruse kundër COVID-19 “Sputnik V”. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, ku thuhet se marrëveshja është lidhur ndërmjet “Human Vaçine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi”. Ndër të tjera, neni 1 i aktit normativ, pika 2 thekson se kjo marrëveshje për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaçine” LLC nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në fletoren zyrtare dhe institucionet e përfshira në dhënien e mendimit e të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj. “Marrëveshja për furnizimin ndërmjet “Human Vaçine” LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Human Vaçine” LLC nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në fletoren zyrtare”, thuhet në Aktin Normativ. Sipas qeverisë, efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021. Më herët, qeveria shqiptare nëpërmjet ndryshimit të aktit normativ për furnizimin me vaksina i hapi rrugë përdorimit të tyre kur certifikohen nga institucionet e shteteve prodhuese dhe vendeve që po i tregtojnë. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se brenda kësaj jave do të vinin 50 mijë doza Sputnik. Nuk dihet nëse bëhet

Të fundit

“Psikopat, i sëmurë”/ Kundër kujt shpërtheu kështu Egli?

G-Bani dhe Xumi bënë plan me njëri-tjetrin që të trembnin banorët e “Big Brother VIP 4”. Xumi ishte fshehur...

Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Monedha europiane e ka nisur vitin pozitivisht teksa është rritur me disa pikë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se euro...

Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin...

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca për Berishën, ja kur pritet të mbahet

Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Seanca e sotme u ndërpre pas 4.5 orësh për...

24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Nga Edison Ypi Në jetën e Fatkeqit koha nuk rridhte në rend kronologjik. Ishte më se zakonshme që një ditë që niste, ta zemë, muajin e...

Lajme të tjera

Web TV