Lum kush jeton pas 25 prillit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

Me hirin e Zotit, fushata po ecën mirë e po shket si mbi dhjamë. Ajo më së shumti është kuadratuar në kornizën mediatike, larg ulërimave patetike të militantëve. Takimet e liderëve janë të qeta, pa shtrëngime duarsh, përqafime e puthje pasionante. Premtimet po bëhen me tone të zbutura.

Jemi në ditët e fundit të fushatës, përderisa 2/3 e kohës në dispozicion ka kaluar dhe nuk ka mbetur më shumë se një javë nga mbyllja përfundimtare e saj.

Pastaj, drejt e tek kutia e votimit me kartën e identitetit në dorë.

Me hirin e Zotit shqiptarët janë bërë ca më shumë indiferentë ndaj zhvillimeve politike në vend. Dhe duket se kjo nuk i prish punë kurrkujt. Në Itali, fjala vjen, politika sherroset e qeveritë bien pa e mbushur vitin, por kjo s’e pengon këtë shtet në hartë, i kufizuar të jetojë në gadishullin Apenin, të jetë vendi i pestë më i industrializuar i botës. Dhe po qe se edhe industria e gadishullit do të ecte me ritmet e politikës vendase, padyshim që do të ishte andej nga fundi, ose më mirë pas Shqipërisë. Por ata e kanë zgjidhur shumë më përpara se ne këtë çështje. Dhe punët shkojnë vaj. Ndërsa ne si shqiptarë kemi një specifikë tjetër. Por nuk është ky subjekti i temës.

Televizionet na paraqesin një panoramë rozë të aktiviteteve politike që gjithsesi prishen nga ndonjë e shtënë arme që përfundon me vrasje, e që ka të bëjë ose me larje hesapesh ose për motive të dobëta. Epo… “dasmë pa mish nuk ka”, thotë populli. Pandeminë po e vëmë poshtë, paçka se ka fatalitete ende. Por dhe vaksina ka sa të duash. Ruse, kineze, britanike e amerikane. Pra, turlillojesh.

Lexo edhe :  Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

E në këto ditë çlirimi nervash, sidomos dhe pas shtyrjes së afatit të liridaljes me plot dy orë të tjera, jemi në pritje të të mirave që do na vijnë pas 25 prillit. Se qeveria e re është si dhëndurët e rinj, thonë: e papërmbajtshme.

Punët po na shkojë mbarë. Të korrat do t’i kemi po aq të mbara këtë vit. Edhe turizmi pritet të çajë dyert. Do të rritet cilësia e shërbimeve bashkë me… cilësinë e diellit. Do të rriten dhe pagat e pensionet… por edhe taksat, më duket.

Eh… lum e lum, pas 25 prillit, lum kush të rrojë!

Të fundit

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje,...

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka...

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më shumë se 200 zjarrfikës, të...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Lajme të tjera

Web TV