A janë reale shifrat dhe pse kanë pësuar ulje? Përgjigjet mjeku Alimehmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për procesin e vaksinimit masiv, ku tha se ditët e fundit kemi një rënie të shifrave, pasi sipas tij personat që rezultojnë pozitivë marrin mjekimin e duhur nga mjeku i familjes. Por sipas tij situata reale është më e lartë se shifrat zyrtare, pasi nuk mund të kapen të gjitha rastet.

Pyetje: A janë reale shifrat?

“Kemi një situtë në rënie, shifrat janë në rënie dhe indikatorë të shumtë në përqindjen e pozitivitetit të testit, në numrat spitalorë dhe fatmirësisht dhe në humbje jete në shifrat zyrtare. Situata në komunitet është më e ulët edhe pse ne e dimë që në krahasim me shifrat zyrtare, situata reale është gjithmonë më e lartë sepse nuk kapen të gjitha rastet”, u shpreh mjeku Alimehmeti.

Teksa foli për shifrat pas vaksinimit, mjeku u shpreh se kjo nuk ka lidhje me rënien e shifrave, pasi numri i të vaksinuarve deri më tani është akoma I ulët dhe nuk kemi një imunizim të plotë në popullatë.

“Nuk ka lidhje me vaksinimin për një arsye të thjeshtë, përqindja e njerëzve që ka marrë një dozë deri më tani është akoma e ulët, rreth 10 % dhe nuk është imunizim i plotë duhet të kalojnë 2 ose 3 javë nga marrja e dozës së dytë, ky është imunizim i plotë. Arsyeja nuk është vaksinimi, por natyra e këtij virusi ku zgjat rreth 10 javë një vale. Ishte e përllogaritshme që në fund të marsit do të fillonte zbritja e kurbës së infektimeve do të vazhdonte përtej prillit. Gjithshtu dhe moti i mirë na favorizon. Imunizimi përmes vaksinës ende nuk ka hyrë në lojë”, tha mjeku.

Të fundit

“Berisha bllokon te ardhmen”/ Nisin lëvizjet për reformimin e PD-së! Së shpejti Foltore 2

“Unë mendoj që Partia Demokratike është e dënuar të reformohet”, kështu u shpreh në një intervistë për TCH Ferdinand...

Zjarri në Kopaçez/ Deputeti socialist paralajmëron autorët: Çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar për situatën pas zjarrit të madh në fshatin Kopaçez, ku...

Vatër e madhe zjarri në Qafën e Buallit në Bulqizë, helikopteri në aksion nga ajri

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur edhe në zonën e Qafës së Buallit në Bulqizë, në orët e vona të pasdites së sotme,...

Merr fund telenovela, Victor Gyokeres prezantohet tek Arsenali

Një nga transferimet më të mëdha të verës është bërë zyrtare, Victor Gyokeres është lojtar i ri i Arsenalit. Ai ka qenë i lidhur me klube...

NASA njofton largimin e 20% të fuqisë punëtore, ja arsyeja

Sipas një zëdhënësi të NASA-s, numri i punonjësve që do të largohen arrin në rreth 3,870 veta, çka do të reduktojë stafin aktual në...

Lajme të tjera

Web TV