Bëhuni gati të ngulni gozhdë në mur, rikthehet Nokia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë kemi arsyet për të pasur mall për modelin e vjetër të Nokia-s. Kohëzgjatja e baterisë dhe prakticiteti i telefonit janë ndër arsyet kryesore të cilat na bezdisin shpesh.

Nokia 800 Tough është një telefon i vogël, pothuajse i pashkatërrueshëm, me baterinë që i mban gati një muaj, dhe madje me shumë veçori e programe moderne që i gjeni dhe te smartfonët.

Edhe pse në formë e Nokia-s së vjetër ky lloj telefoni i mund të marrë komanda zanore me Google Assistant, lidhet me rrjetin 4G, dhe është ndërtuar që t’i mbijetojë edhe përplasjeve të forta. Kështu bëhuni gati të ngulni gozhdë në mur ose të thyeni ara me këtë lloj telefoni.

Trupi i telefonit është i rrethuar me gomë që të përballojë përplasjet e forta dhe nuk fut ujë.

Bateria është 2100 mAh, dhe mund të rrijë në “standby” edhe një muaj. Ndërsa bisedat me këtë bateri mund të vazhdojnë pa ndërprerje për plot 12.5 orë, kur përdoret rrjeti GSM. Me rrjetin 4G mund të flisni për nëntë orë e gjysmë.

Fishat e karikimt, të baterive dhe të kartës së memories kanë kapakë që krijojnë rezistencë ndaj ujit, por ajo që është mbresëlënëse është se mund të hapë Google Assistant, Twitter, Youtube, Google Maps, Facebook e madje dhe Whatsapp.

Ky telefon pritet të shitet për 100 euro ndërsa kamera e tij nuk do jetë në cilësinë e duhur.

Të fundit

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me...

Lajme të tjera

Web TV