Nënshkruhet kontrata me kompaninë fituese për aeroportin e Vlorës/ Rama: Më në fund! Moment më i rëndësishëm se vaksina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Sot nënshkruhet kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK.

“Më në fund rrugë ndërtimi i një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë, Aeroporti i Ndërkombëtar i Vlorës, i cili do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë. Nënshkruhet kontrata e shumëpritur pas një pune të gjatë këmbëngulëse dhe brenda Mandatit të Tretë kjo portë e re do të hapet për shqiptarët e për turistët nga mbarë bota”, shkruan Rama në Facebook.

Vlera e investimit do të jetë 104 milionë euro. Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite.

Konsorciumi fitues i projektit ta ndërtojë me fondet e veta aeroportin, ndërsa shteti shqiptar merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale për 10 vitet e para të operimit.  Nëse në 10 vitet e para fitimi i kompanisë është nën limit, diferenca e fitimit të parashikuar do të paguhej nga shteti, ndërsa në rast se fitimi ka tejkaluar parashikimin të ardhurat do të ndahen 50 me 50 me shtetin.

Pas konsorciumit fitues fshihet Bexhet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group, si dhe kompania turke që po ndërton Spitalin e Fierit që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit YDA Group. Gara për këtë projekt ishte hapur në nëntor 2019 dhe duhet të mbyllej në 12 mars 2020, por u shty si pasojë e pandemisë.

Gjatë nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese, kryeministri Edi Rama është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina. Rruga për të nënshkruar kontratën Rama thotë se është më i rëndësishëm se vaksina.

“Ky për mua është një moment shumë më i rëndësishëm se vaksina. Më jep mundësi të buzëqesh pas një përpjekje shumë të gjatë aq të gjatë me pengesa aq të shumta saqë Belinda e di shumë mirë që në momente të caktuara fillova të them s’ka mundësi ka një mallkim dikush e ka mallkuar këtë projekt sepse sapo ngjishnim një problem lindte një tjetër. Procesi i mbushur me nervozizëm dhe zhgënjim. Ka qenë një histori për tu bërë libër historia e rrugës tona për të ardhur deri këtu që në fillim.

Lexo edhe :  Konferenca e Solidaritetit Islamik/ Veliaj pret Sekretarin e ISSA dhe presidentin e KOKSH

Por në fund axha Behgjet e di se kush bën biznes do tja dijë sa është fitimi. Kur gara ishte në proces ra virusi, i cili siç e dimë të gjithë mbylli botën dhe sot e gjithë ditën është e qartë nqë industria më e goditur ndër të gjitha industritë e bombarduara është ajo aeroportuale. Dhe në atë moment të interesuarit na çuan kërkesat për ta pezulluar garën. Gara u pezullua për tu hapur pas. Gjatë kësaj periudhe ndodhi bllokimi për të gjitha kompanitë në industrinë aeroportuale, kështu kompanitë smund të angazhoheshin në investime të reja gjë që na la realisht përsëri jashtë procesit dhe mesa duket gjërat ndodhin gjithmonë për 1 arsye.

S’ka pasur kënaqësi më të madhe në këtë proces, një proces që s’ka pasur qenë fare i mbushur me kënaqësi, por me nervozizëm, kur Belinda më mori në telefon e më tha që baca Behgjet ka hyrë në garë, ne jemi dhe shumë miq, por absolutisht nuk zgjodhi rrugën e një telefonate me mua apo Belindën, këtu ai është në shtëpinë e vet që shiko se unë dua ta bëj, e hyri në garë pa i thënë askujt asgjë, e fitoi garën me një konsorcium që i ka gjithë kapacitetet. Pa lejen e tij them se çka më tha Belinda nga raporti i komisionit që në të gjitha garat ndërkombëtare të bëra në Shqipëri, gjatë gjithë periudhave, është konsorciumi që nuk ka paraqitur garancira financiare me shprehjen që ne ja u kemi lekët, por ka paraqitur financimin në bllok, që ësthë garanci absolute për faktin se aeroporti qysh sot është 100% i financuar, nuk është kontratë që do e çojë kompaninë nëpër banka.”- tha Rama.

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV