Klima konfliktuale, alibia e fundit për të justifikuar humbjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Ka disa ditë që opozita po artikulohej se zgjedhjet në Shqipëri po zhvillohen në kushte anormaliteti. Ndonëse jo me argumentimin përkatës se çfarë perceptojnë si anormalitet, përdoret shpesh si shembull çështja e “patronazhistëve” e shoqëruar kjo me debatin mbi të dhënat personale. Kjo çështje natyrisht që kërkon një debat dhe investigim më të gjerë, por është amorale që gishti të drejtohet vetën në një drejtim. Prej kohësh është theksuar se të gjitha partitë kryesore kanë një database të të dhënave mbi qytetarët dhe prirjen e votës. Fakti që në një media, në rastin konkret ne Report Tv, publikohet database i PD me të dhënat mbi qytetarët, dëshmon se pikërisht se ky shembull anormaliteti qëndron tek të gjithë lojtarët kryesorë të politikës, dhe aspak e veçuar siç u munduan ta kanalizojnë. E thënë ndryshe, anormaliteti, nëse e quajmë të tillë, është shndërruar në normë e të gjithëve.

Ajo që mbetet në fund të gjithë këtyre pozave që të keqen e shohin vetëm te kundërshtari, është mungesa e moralit përballë qytetarëve. Deri më tani fushata po zhvillohej me tone të qeta dhe kjo nuk i shkon për mbarë tezës së anormalitetit. Opozita nëpërmjet kësaj strategjie arriti të rikuperojë shumë nga kuotat e ulëta që vlerësohej në fillim të fushatës. Atëherë çfarë ka ndryshuar që të ndryshohet diskurs në deklaratat e liderëve të saj dhe përse u nxitua të përdorej me aq ngulm një incident banal e periferik në Kavajë?  Ngritja e alarmit për të veshur këtë incident me petk politik e të porositur madje nga vetë Rama, nuk është e moralshme dhe as i shërben klimës së zgjedhjeve. Nuk i shërben madje as vetë

Lexo edhe :  "Ndalni hajdutët!" Banorët e Barcelonës tremben nga shqiptarët dhe... kanë të drejtë

PD për formën e qetë me të cilën ka zhvilluar fushatën dhe që ka shtuar pikët deri më tani. Pasi me idenë e krijimit të një klime iluzive të konfliktit thjesht do të ulte pjesëmarrjen në zgjedhje të qytetarëve, çka në vetvete nuk besoj se i intereson PD. I vetmi shpjegim pse kërkon të stimulosh një klimë konfliktuale është nëse këtë do ta përdorësh si alibi për një humbje të nesërme. Për ta përdorur si spirancë justifikuese dhe si alibi se maxhoranca përdori presionin për të arritur fitoren. Se si është e vërteta këtë do ta shpjegojë vetë sjella e opozitës në ditët e mbetura para 25 prillit. Pra, nëse ishte thjesht një lëshim nervash nga trysnia e fushatës për akuzat e paqëna të tensionit dhe do të vijojë me të njëjtën fushatë të qetë të deritanishme? Apo stretegjia e saj ka ndryshuar pikërisht pse nuk po sheh më shenja rritjeje dhe e ka pushtuar nervozizmi…

Të fundit

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 70-vjeçare. Sipas mediave amerikane,...

Lajme të tjera

Web TV