Vrasja në Elbasan/ Bledi Mane: Viktima do tretet nën tokë, vrasësi do thotë kam vrarë në emër të Gazmend Bardhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Bledi Mane
VAJZAT SI SORKADHE, DJEMTË SI PETRITA, ELBASAN I BUKUR, ELBASAN…
***
Një ish-punonjës shteti me origjinë nga Tropoja që banon në Tiranë, ngjeshi armën në brez dhe shkoi të vrasë në emër të Partisë Demokratike në Elbasan. Nuk doli me armë rrugëve as të mbronte nderin e nëpërkëmbur, as të grabiste, as të luftonte krimin por të tregonte se dashuria për partinë nuk njeh as kode morale, as kode zakonore e as kode ligjore. Vrau dhe mori një jetë njeriu për ti treguar partisë blu se tribalizmi politik dhe jo vetëm vazhdon ti përçajë e ti ndajë militantët e sëmurë edhe sot. Një ish polic mori më qafë jo vetëm viktimën por edhe veten e tij njëkohësisht duke lënduar atdheun e të gjithëve në këtë kohë kolere prej pandemisë dhe partisë. Viktima tashmë do tretet nën tokë, mbi tokë vrasësi nga sot e tutje bëhet pishman. Do shkojë me pranga drejt izolimit dhe kur ta pyesin në burg pse erdhe këtu, do u përgjigjet i skuqur nga turpi:
-Kam vrarë në emër të Gaz Bardhit…
***
Ndërkohë në arkivat e policisë zbulohet se ky është krim i përsëritur. Në vitin 1991 shtetasi Gazmend Bardhi ka shkulur flokët e kukullës në prani në edukatore Shpresës në ambientet e Kopshtit Nr.2 në Kavajë

Të fundit

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Jul Deda shpallet finalisti i dytë i “BBVA 3”

Julian Deda është finalisti i dytë i formatit “Big Brother VIP Albania 3”. Ai i bashkohet kështu Romeos, në natën e madhe finale, e...

Aksident tragjik/ Autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 16 pasagjerët

Një autobus me rreth dyzet persona ra nga një shkëmb mëngjesin e djeshëm të së martës në rajonin malor të Ayacucho, në Ande, në...

Lajme të tjera

Web TV