Nuk ka parashikime për këtë sezon, rindizet gara në Superligën Shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superliga ka hyrë në një fazë të ndezur të garës për titull teksa renditja është përmbysur totalisht.

Vllaznia dhe Partizani kanë marrë së bashku kreun falë fitoreve ditën e sotme. Shkodranët mposhtën 2-1 Skënderbeun e Korçës, kurse Partizani ka shpartalluar 4-0 Kukësin.

Nga ana tjetër Teuta ka lëshuar kreun prej humbjes në shtëpi 0-2 ndaj Tiranës. Kryeqytetasit gjithashtu kanë shpresa për titullin pasi tashmë ndodhen vetëm 7 pikë larg.

Edhe Laçi ka pësuar ndalesë, duke barazuar 0-0 ndaj Kastriotit, kurse Bylis ka marrë një fitore me vlera në fund ndaj Apolonisë së Fierit.

Tashmë vendin e parë e mbajnë me 53 pikë Vllaznia me Partizanin, ndjekur nga Teuta me 52 pikë dhe Laçi me 49 pikë. Në garë është dhe Tirana, teksa gara është mëse e hapur për secilin ekip.

(E.H/Faxweb.al)

Të fundit

“U tërbua pasi nuk do jetë në listën e PS”/ Braçe: Shqetësimi im nuk ka qenë karrigia…

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas lajmeve se “u tërbua” dje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për...

U eliminua nga gara, Shkëlzeni: Big Brother VIP e fiton…

Shkëlzeni është banori që është eliminuar nga gara mbrëmjen e sotme, pas një nominimi të vështirë me pjesën tjetër të djemëve të shtëpisë dhe...

Aleanca maqedonase braktis Berishën/Tërhiqet nga koalicioni me PD në zgjedhjet e 11 majit

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njoftoi largimin nga koalicioni me Sali Berishën. Për ABC News, kryetari i kësaj partie, Vasil Sterjovski dekaroi...

Kërkon lirimin nga burgu, nis pas dy orësh seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Sot në orën 12:30 nis seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces...

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos vjen sot në Tiranë/ Ja axhenda

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë. Nga nesër komisionerja do të nisë takimet me krerët...

Lajme të tjera

Web TV