Shqipëria vendos/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon përtej 19:00 për qytetarët në radhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë. Por urdhri i KQZ është shumë i qartë për të gjithë komisionerët. Në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.

3588869 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote kishin sot të drejtë për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të ri dhe qeverinë që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Në garë janë 13 parti dhe në disa qarqe disa kandidatë të pavarur.

Pjesëmarrja ishte mjaft e lartë. Deri në orën 18:00 KQZ raportoi se nga 1654 qendra votimi që kanë informacion nga 5199 në total, qytetarët që kanë votuar janë 45.48%, shifër kjo që pritet që të rritet pas përpunimit të të dhënave deri në orën 19:00, por edhe më pas deri kur të votojë qytetari i fundit.

Procesi i votimit në përgjithësi sot ishte i qetë. Drejtuesit e lartë të shtetit dhe partive votuan që në mëngjes me thirrjet drejtuar qytetarëve për të ndjekur shembullin e tyre.

Jo në të gjithë vendin votuesit u identifikuan në mënyrë biometrike, pasi pajisja në disa qendra nuk arriti që të jetë funksionale duke kaluar në planin “B” votimi manual. Nuk munguan incidentet dhe dhuna deri në derdhje gjaku në Korçë, Berat, Tropojë dhe Elbasan.

Disa qytetarë që tregun votën u arrestuan. Ambasadorët, sidomos të SHBA-BE-së ishin në disa qytete me vëmendje të veçantë Elbasanin, Shkodrën dhe Durrësin duke monitoruar procesin.

Presidenti Ilir Meta ishte gjatë gjithë kohës në lëvizje nga njëri qytet në tjetrin, ndërsa Lulzim Basha ishte në Elbasan dhe Durrës, teksa në qytetin bregdetar e ndoqi pasdite edhe Edi Rama.

Lexo edhe :  Italia nis transferimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në shtetin shqiptar

Pas mbylljes së votimit, hapi i radhës është transportimi i kutive për t’i lënë vendin numërimit. Mos harroni, në 20:00 pak pas mbylljes së kutive të votimit, në ABC dhe Abcnews.al do të publikohet ekskluzivisht projeksioni mbi fituesin nga kompania e famshme izraelit “Geo Cartography”, e cila parashikoi saktë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV