Monedha Bitkoin pëson një rritje të frikshme, shkak koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bitkoin  është monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore ose një administrator të vetëm. Duhet të kujtojmë se Bitkoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën.

Çmimi i një bitkoini (XBT) tashmë ka arritur në 9,300 dollarë. Bitkoin është rritur gati 10% këtë javë dhe ka fituar 30% më shumë vlerë që nga fundi i vitit 2019. Ishte fillimi më i mirë i vitit për bitkoinin që nga 2012.

Shqetësimet për përhapjen e shpejtë të koronavirusit është një faktor që rriti bitkoinin, por nuk është i vetmi faktor që ndihmon për të shtyrë më lart bitkoinin.

“Kjo rritje e bitkoinit mund t’i atribuohet paqartësive ekonomike në vazhdim,” tha Shaun Djie, CEO i kompanisë dixhitale të markave Digix në komentet e dërguara në CNN Business.

Djie përmendi shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë, shqetësimet e Brexit dhe tensionin politik midis Japonisë dhe Koresë së Jugut, si faktorë që kanë rritur çmimet e bitcoin. Por koronavirusi është dukshëm katalizatori më i madh kohët e fundit.

“Rritja e çmimit të bitkoin lidhet me shpërthimin e vazhdueshëm të koronavirusit,” tha Djie.

Në këtë kuptim, ky trend rritës i bitkoin është i ngjashëm me atë të arit. /Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti...

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për abuzimin e dukshëm të pushtetit” përmes...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Lajme të tjera

Web TV