Bleona Qereti, këngëtarja e njohur e cila prej vitesh është zhvendosur në SHBA për të vazhduar karrierën e saj ku së fundmi na ka përditësuar me të rejat më të fundit të projekteve të saj.
Një ndër këngëtaret që e nisi karrierën e saj në Shqipëri shumë vite më parë dhe nuk u ndal derisa tashmë ka kaluar në nivel ndërkombëtar.
Përveçse si këngëtare, vitet e fundit Bleonën e kemi parë të jetë pjesë e disa filmave në Shqipëri dhe në SHBA, duke u futur kështu edhe në fushën e aktrimit. Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, ajo do jetë pjesë e një filmi me rolin e një “boss laddy” e quajtur Brooke.
Por ajo çka ka merakosur ndjekësit e saj në Instagram, ka qenë një postim nga vetë Bleona, e cila shfaqet e mbuluar me gjak në tualet. E mbështjellë vetëm me një peshqir të bardhë, Bleona duket e ulur në tualet teksa një anëtar i stafit e lyen me bojë të kuqe, për të improvizuar gjakun.
Më pas Bleona krahas postimit shkruan “Brooke ka vdekur”, duke nënkuptuar se roli i saj në film përfundon pikërisht këtu, në këtë sekuencë të filmit, ku ajo plagoset dhe vdes. Por siç duket kjo është vetëm një skenë e filmit dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për shëndetin e saj.