Irani kërkon të ‘blejë’ jetët e ukrainasve që vdiqën në aksidentin ajror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ka refuzuar ofertën e Iranit për jetën e shtetasve që humbën jetën në aksidentin ajror.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se shifra që ka ofruar Irani prej 80 mijë dollar për çdo viktimë është shumë e vogël. Ai është shprehur se jeta e një njeriu nuk mund të matet me të holla.

“Sigurisht, jeta e njeriut nuk mund të matet me të holla, por ne do të bëjmë përpjekje për më shumë dëmshpërblime për familjet e viktimave”, tha presidenti Zelenskiy.

Ukraina nuk ka marrë ende kutinë e zezë edhe pse zyrtarët e Iranit janë shprehur se ekspertët ukrainas do të udhëtojnë në Teheran për t’i bërë analizat e kutive.

Përgjegjësinë për rrëzimin e avionit e kanë marrë përsipër Rojat Revolucionare të Iranit, ndërsa 176 persona humbën jetën në këtë aksident./Fjala.al

Të fundit

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit...

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga...

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të cilët sot kanë vijuar disa...

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

Lajme të tjera

Web TV