Sherri në qendrën e numërimit në Tiranë, reagon policia dhe tregon si ndodhi përplasja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka reaguar pas sherrit me sende të forta në shkollën “1 Maji” brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Policia sqaron se ka patur konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave, i cili ka degjeneruar në dhunë. Procesi për momentin është ndërprerë në këtë qendër, ndërsa janë shoqëruar 8 persona.

Njoftimi:

Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Të fundit

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule ka mbërritur paraditen e së enjtes në SPAK. Mësohet se Abule po pyetet në lidhje me çështjen...

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Rama mbledh drejtuesit politik të PS-së në qarqe

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Mësohet se mbledhja ka karakter organizativ dhe zhvillohet në...

U thirr në SPAK, Argita Malltezi: Tentativë që duart të lajnë fytyrat që s’mund të lahen!

Argita Malltezi u paraqit sot në SPAK ndërsa në një deklaratë për mediat, ajo dha detaje nga ajo çfarë ndodhi brenda godinës së Prokurorisë...

Barcelona mposht pastër Athletic Bilbaon dhe është finalistja e parë e Superkupës

Barcelona është skuadra e parë që ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës, kjo pasi triumfoi 0-2 përballë Athletic Bilbaos në Riad. Ndeshja ishte mjaft...

Lajme të tjera

Web TV