PS merr Kombinatin, Balluku me të bijën, përlotet: Nëse Belen dhe i vëllai nuk do më kishin dhënë leje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka fituar me 54% të votave në Kombinat. E emocionuar kandidatja e PS në këtë zonë, Belinda Balluku, falënderoi të gjithë votuesit që i dhanë besimin, skuadrën e saj dhe veçanërisht familjen. E shoqëruar nga e bija, Belen, e përlotur Balluku tha se nuk do të kishte arritur të merrte këtë rezultat në zgjedhje, nëse fëmijët e saj nuk do t’i kishin dhënë ‘lejen’ për të punuar, por do të kërkonin që ajo të kalonte më shumë kohë me ta. Por sipas Ballukut, fëmijët e saj e kuptuan që ajo duhej ta fitonte këtë ‘luftë’.

“Dua të falënderoj babain tim, Çlirim Ballukun i cili erdhi në fushatë për Partinë Socialiste dhe jo për mua. Pavarësisht se unë jam kundra ekspozimit të fëmijëve në fushatë dhe unë i mbaj zakonisht  fëmijët e mi larg, sot vendosa të marr Belen me vete sepse ajo dhe i vëllai, që nuk do të dalë në media, janë një pjesë e rëndësishme e kësaj fitoreje sepse nëse ata nuk do më kishin lejuar të kisha kohën e disponueshme për të bërë fushatë, nëse do kishin insistuar të rrija më shumë me ta, unë nuk do ja kisha dalë dot të merrja rezultatin që mora, por Belen dhe vëllai kuptuan që ne duhej ta fitonin këtë luftë dhe më dhanë leje që unë të punoja maksimalisht dhe kemi patur ditë që nuk e kemi parë njëri-tjetrin, por ama erdhëm me fitore”, tha Balluku.

Të fundit

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

Lajme të tjera

Web TV