Kush do ta drejtojë BKH-në? Nga 40 aplikantë,18 persona vijojnë garën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 40 aplikantë, 18 kandidatë janë kualifikuar për në fazën tjetër për të marrë kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ka qenë vetë kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja i cili ka bërë të ditur edhe 18 emrat që vijojnë garën për të drejtuar BKH-në.

“Për fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) Njoftojmë se Komisioni i Përzgjedhjes, me datën 01.02.2020 mori në shqyrtim 40 (dyzet) aplikime (dosje) të dërguara nga kandidatët elektronikisht në adresën bkh.aplikim@spak.al.

Komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, si më poshtë:

Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto kritere:

  1. a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me ‘Master i shkencave’, ose arsimin e lartë policor;
  2. b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
  3. c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën ‘Komisar’, ‘Kryekomisar’, ‘Drejtues’ apo ‘Drejtues i Parë’; si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).

Lexo edhe :  “I sigurt se marr 12 mandate!”/ Meta zbulon si po e bën fushatën: Dërgoj letra nga qelia

Komisioni pasi vlerësoi çdo kandidat në lidhje me plotësimin e kritereve të mësipërme dhe plotësoi një tabelë mbi plotësimin ose jo të kritereve nga kandidatët, vendosi që kandidatët e kualifikuar për të vazhduar më tej fazat e përzgjedhjes janë si më poshtë:

  1. Adriatik Ago
  2. Agim Ismaili
  3. Aida Veizaj
  4. Ardian Çipa
  5. Artan Pjetërnikaj
  6. Artan Shkëmbi
  7. Artur Beu
  8. Atnan Shehu
  9. Blerina Bajollari
  10. Eduart Merkaj
  11. Endrit Hoxha
  12. Ervin Hodaj
  13. Gentian Hilla
  14. Gentjan Shehaj
  15. Idajet Faskaj
  16. Lindita Nushi
  17. Pëllumb Seferi
  18. Ylli Pjetërnikaj

Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin me fazat e tjera të përzgjedhjes”, thuhet në deklaratën e Drejtuesit të Prokurorisë se Posaçme Arben Kraja.

Si do të funksionojë BKH-ja?

Aleatët e mëdhenj të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë njoftuar se oficerët shqiptarë që do të jenë pjesë e saj po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Prej disa muajsh, 60 oficerë kanë marrë eksperiencë për praktikat më të mira perëndimore dhe gjithashtu janë trajnuar me pajisjet më moderne të hetimit.

Ata do t’i nënshtrohen kontrollit të poligrafit të njohura ndryshe si makina të së vërtetës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar Ministrisë së Brendshme pesë të tilla.

Drejtorit dhe anëtarëve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare për tu siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Drejtori i këtij institucioni do të zgjidhet nga tre anëtarët e prokurorisë së posaçme. Sipas ligjit, trajnimi dhe përgatitjet e hetuesve të BKH-së do të mbikëqyren nga një komision ndërkombëtar./Fjala.al/

Të fundit

Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha-opozitës: S’ka arsye për t’u shqetësuar!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti...

Pas kallëzimit të Këlliçit, Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut është bërë...

Doktor hajduti

Ylli Pata Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai xhandari ndërkombëtar, ajo luftënxitësja, ajo...

Justin Bieber humb gjyshin: Mezi pres të të shoh në parajsë

Gjyshi i Justin Bieber, Bruce Dale, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Këngëtari ka dashur t’i japë lamtumirën e fundit me një postim...

2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë, sekuestrohet një sasi e madhe droge në Vaun e Dejës

Në fshatin Vig të Vaut të Dejës janë gjetur në 2 zona të fshatit Vig, 2200 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara...

Lajme të tjera

Web TV