Albin Kurti kërkon votëbesimin në Kuvend: Ja programi im qeverisës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albi Kurti ka kërkuar votëbesimin e tij për të qenë kryeministër i Kosovës. Në fjalimin e tij, Kurti ka theksuar se qeveria e tij do të jetë qeveria që do të kursejë paranë publike.

Ai premtoi gjithashtu se qeveria e tij do të ngrejë padi ndaj Serbisë për krimet e luftës. Ndërsa u shpreh se do të vendosë reciprocitetin ekonomik me Beogradin.

Me këtë program do të jetësojmë premtimet e 6 tetorit, datë kjo që solli ndryshimin politik në vend. Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra e jo 21 sa ishin, do të kemi 33 zv.ministra e jo mbi 80 sa ishin më herët”, ka theksuar Kurti në fjalimin e tij të gjatë.

Në Kuvendin e Kosovës pritet gjithashtu të votohet qeveria e Albin Kurtit, kabinetit i të cilit do të ketë 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.

Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën marrëveshjen për bashkëqeverisje, pas më shumë se dy muajsh nga certifikimi i rezultateve.

Sipas kësaj marrëveshje Vetëvendosja do të marrë postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri, si dhe zëvendëskryeministrin e dytë. Ndërsa LDK do të ketë postin e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe gjashtë ministri.

Minoritetet do të kenë tri ministri. Ndërsa lidhur me postin e presidentit do të diskutohet në kohën kur do të zhvillohen zgjedhjet për president.

Të fundit

“Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane!

“Futurimet direkte nga Londra në Tiranë kushtojnë deri në 15 paund. “Wizz Air” po e bën më të lehtë...

Karamuço: Shkodra, Tirana dhe Lezha, epiqendrat e krimit zgjedhor

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve është një fenomen i denoncuar...

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me familjarët e tyre, bazuar në...

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa....

Çfarë po i shtyn bluzat e bardha të ikin jashtë!

Emigrimi i mjekëve ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ku vendet e zhvilluara lehtësojnë kushtet e transferimit, ndërkohë që Shqipëria nuk po mundet...

Lajme të tjera

Web TV