Burri djeg makinën e ish-gruas, teksa ajo flinte në të bashkë me të dashurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë ‘i refuzuar’ ka marrë hak ndaj ish-gruas së tij duke i vënë flakën makinën e saj me koktejl Molotov, teksa ajo flinte në të bashkë me të dashurin, sipas raportimeve nga Tailanda.

Pamjet shokuese të kamerave të sigurisë tregonin burrin “zemërthyer” teksa largohej nga skena e krimit pas sulmit me zjarr ndaj automjetit.

I dyshuari u identifikua më vonë si Niwat Chankaew, i cili kishte gjurmuar makinën e ish-të dashurës së tij në një stacion karburanti, dhe u tërbua kur e pa me një burrë tjetër.

Niwat besohet se më vonë është rikthyer më bombën artizanale ndërsa gruaja e tij ishte në makinë, duke fjetur me një tjetër burrë.

Pamjet tregojnë flakët që përfshijnë shpejt automjetin, ndërsa autori i krimit me bluzë të kuqe, largohet nga skena.

Gruaja 26 vjeçare Pattarapond Kongsidee, shihet që del për të shpëtuar, me disa djegie të vogla, së bashku me të dashurin e saj të ri.

Me vonë gruaja tha në polici se kishin ndaluar në pikën e karburantit teksa po udhëtonin për të shpërndarë fruta e perime me të dashurin e ri, kur ndodhi incidenti.

Ajo tha: “Ai është ish-burri im. Kemi një fëmijë bashkë po unë u detyrova ta lija pasi mësova se shpërndante droga”.

“Unë u shokova. U përpoqa të mbaja një marrëdhënie të mirë me te dhe besoja se kishim mirëkuptim. Nuk e di se çfarë e shtyu ta bënte këtë.

“Ne i mbuluam vetë kostot prej 170,000 baht ($4500) për riparimin. Në incident humbëm dhe pjeprat që do të shpërndanim, vlera e të cilëve arrinte në 50,000 baht.

Ajo shtonte se e kishin raportuar incidentin dhe policia arrestoi Niwat, i cili pranoi krimin. Policia me pas e detyroi ate te bente nje rindertim te aktit ne skenen e krimit, per te ndihmuar me hetimet.

Lexo edhe :  Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Niwat tha nga ana e tij: “Zemra ime është ende e thyer. I kisha thënë asaj të mos vinte në zonën Nakhon Si Thammarat derisa ta merrja veten.”

“Ajo më mori mua gjithçka dhe tani ia jep një personi tjetër. Unë nuk u fsheha nga policia. Jam gati të shkoj në burg por ajo duhet të më paguajë ato që më detyrohet”.

Kreu i policisë Rakkiat Chotsak tha se oficerët po punojnë ende mbi çështjen.

Të fundit

Renis Dobra u vra për 10 mijë euro, aq sa vlente lënda narkotike e kapur nga policia

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Lajme të tjera

Web TV