Temperaturat e larta/ Mijëra qytetarë nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e larta kanë bërë që kjo fundjava të sjelli një fluks të qytetarëve kosovarë në pikën kufitare të Morinës. Vetëm deri në mesditën e së premtes 6000 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë.

Edhe kjo e shtunë nisi me një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova, ku radhë deri në 70 metra janë krijuar në hyrje të pikës kufitare në Morinë. Policia kufitare njoftoi se në orët e para të ditës kaluan kufirin rreth 5000 shtetas të Kosovës.

Ndërkohë për të përballuar fluksin e lëvizjes, policisë kufitare prej të premtes i është dashur që të punojë me 6 sportele shtesë në mënyrë që të shmangë sa të mundë vonesat dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje.

Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë ka kryer kontrolle për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi. Qytetarët kosovarë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri për fundjavë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit.

Të fundit

Vajza e Monica Belluccit është ylli i një seriali të ri të Netflix

Vajza e Monica Belluccit, Deva Cassel, padyshim që po ndjek hapat e nënës së saj, siç e konfirmoi me...

Ervin Demo dha dorëheqjen si kryetar i bashkisë, do jetë kandidat për deputet

Bashkia e Beratit do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, pasi Ervin Demo dha dorëheqjen nga posti pasi do jetë kandidat për deputet. Bashkia e...

PD, kjo parti e vogël

Nga ARTUR  AJAZI E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhembeti edhe sot. Mjafton ti shohësh statistikat emërore,të atyre që janë...

Probleme me frymëmarrjen, gjashtë punonjëse të një magazine paraqiten në spital

Gjashtë punonjëse të një magazine janë paraqitur në spital, pasi kanë shfaqur probleme respiratore. Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një...

Veliaj kundërshton provat e reja të SPAK: Jeni marrë me telefonatat e mia dhe me familjen

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në seancën që po mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuara, ka kundërshtuar provat e...

Lajme të tjera

Web TV