VIDEO/ Ylli Manjani: SPAK-u të bën gjëmën, është strukturë monstër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e cilëson SPAK-un si një strukturë monstër që do të bëjë gjëmën.

Sipas tij,  “SPAK do të jetë tejet e rrezikshme me kompetencat që i janë dhënë.

SPAK ishte thelbi i reformës në drejtësi, kjo ka qenë çështja më shumë konsensuale. Ca politikanë e kanë votuar nga belaja, ca nga sikleti… Ca nga dëshira për të qenë më shumë amerikanë se amerikanët. Nëse lexoni ligjet si është ndërtuar kjo strukturë, ajo është strukturë monstër. I lejohet të bëjë çdo gjë, të përgjojë, të gjëmon…”, tha Ylli Manjani.

“Ideja e krijimit të SPAK ishte që të krijohet një bërthamë e fortë shtetërore, e pavarur në ekstrem. Me qëllim që të kishte dy funksione, lufta kundër korrupsionit dhe BKH me krimin e organizuar dhe trafiqet”, tha më tej ish ministri i Drejtësisë, duke theksuar se kjo strukturë ka të drejtë të hetojë nga Presidenti, Kryeministri, ministrat etj.

Dita e sotme tetë anëtarët e parë të SPAK-ut u betuan përpara presidentit Ilir Meta. Ndërsa po pasditen e sotme anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmbysën me votë të enjten një vlerësim të mëparshëm të tyre dhe vendosën në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, prokurorin Arben Kraja.

Të fundit

Dritan Rexhepi në gjykatë/Bosi i drogës para togave të zeza,i komunikohet masa dhe akuzat

Dritan Rexhepi, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia, do të njihet me masën e sigurisë...

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje edhe të emigrantëve, PS-ja e vetme...

Sot dita e fundit e ‘vjeshtës’, temperaturat e ulëta do të ‘pushtojnë’ vendin

Meteorologia Tanja Porja është shprehur se dita e sotme do të jetë dita e fundit me temperatura kaq të larta, si ato tipike të...

Protesta kundër një qeverie të mundshme të FPÖ-së

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i...

Khloé Kardashian dhe Scott Disick sqarojnë raportin e tyre

Khloé Kardashian dhe ish-burri i motrës së saj, Scott Disick kanë një raport të veçantë. Ata u njohën në vitin 2006 kur Scott ishte...

Lajme të tjera

Web TV