Duket se deklaratat e Edi Ramës dhe e Taulant Ballës për një bashkëpunim me Partinë Demokratike nuk janë thjesht në kuadrin e fjalëve. Blendi Klosi, një nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie, anëtar i kryesisë dhe fitues në qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit tha se PS është e hapur të diskutojë çdo gjë me PD për reformë të thellë politike edhe deri në ndryshimin e sistemit politik duke e bërë atë bipolar gjë që sjell asgjesimin e partive të vogla. I ftuar në emisonin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Klosi nuk mohoi negociatat me PD duke dhënë edhe atë se çfarë kërkon të arrijë Partia Socialiste. Klosi mes të tjerave tha:
“Nuk futesh në negociata duke vënë kufij. Në negociata futesh për të disktuar për gjëra të mëdha që i takojnë këtij vendi. Mos kërkoni detaje. Detajet askush nuk i di. Në marrëveshje nuk hyhet me detaje të përcaktuara qartë sepse kështu nuk ka marrëveshje. Ajo që ka thënë edhe lidershipi i PS është që ne duam të negociojmë me PD për gjërat e mëdha që i takojnë vendit. Sepse duam që jeta në Shqipëri të rritet në një standart më të lart. Pra ne duam të ndryshojmë gjërat në Shqipëri që të ketë një jetë europiane. Dhe në Evropë kështu diskutohet. Në Evropë forcat politike nuk vrasin njëri-tjetrin. Ne debatojmë, diskutojmë, përplasemi. Por jeta vazhdon.
https://streamable.com/lviy64