Ngrihen naftëtarët, bllokojnë mjetet në Uzinën e Ballshit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon përplasja në Ballsh ku naftëtarët kanë bllokuar hyrjen e Uzinës. Ata kanë ditë që bëjnë protesta pasi janë të papaguar prej më shumë se 4 muajsh e për pasojë mësohet se para pak minutash kanë mbyllur në uzinë mjetet që kanë hyrë për tu ngarkuar. Referuar të dhënave që vijnë nga Ballshi bëhet me dije se

tri autobote kanë hyrë në Uzinë për të marrë squfur por  naftëtarët nuk i lejojnë të dalin. Autobotet janë të kompanive që administrojnë uzinën. Ato marrin squfur dhe gazoil që ka mbetur nga koha kur punonte uzina.

Prej më shumë se 5 muajsh, Uzina e Përpunimit të naftës në Ballsh ka mbyllur dyert e për pasojë rreth 800 punonjës kanë mbetur pa punë. Ata janë ankuar deri në qeveri se prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagat, ndërsa sigurimet ua kanë paguar për dy muaj më shumë.

Që nga shtatorit, naftëtarët kanë zhvilluar disa protesta ku veç zgjidhjes së çështjes se pagave kërkojnë zgjidhje edhe për perspektivën e asetit kombëtar që tashmë është në duart e privatit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Kreshnik Spahiu: “Pronari” i djeshëm më kërkoi 20 mijë lekë borxh

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po...

Japoni, dy boksierë humbin jetën

Dy boksierë kanë ndërruar jetë në Japoni në dy ndeshje të ndryshme. Shigetoshi Kotari, 28-vjeç, humbi ndjenjat pas një ndeshje me 12 raunde kundër...

Berati, qytet me shpirt

"Ka qytete që kanë shpirt: janë pikërisht ata që kanë një të kaluar. Nga kjo pikëpamje, qytetet u ngjasojnë njerëzve." - "Qytete dhe fantazma",...

Crystal Palace mposht Liverpool-in dhe fiton Community Shield

Crystal Palace ka fituar Community Shield, duke mposhtur në finale Liverpool-in, nga pika e bardhë e penalltive 3-2, pasi koha e rregullt u mbyll...

Kush është Mefail Shkodra, u mori jetën 3 personave në Gjilan

Mefail Shkodra, i akuzuar si autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në qershor të vitit të...

Lajme të tjera

Web TV