Votohet Qeveria e re e Kosovës, Kurti: Pushtetin e ka fituar populli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është votuar me 86 vota pro përbërja e Qeverisë së re të Kosovës me Albin Kurtin kryeministër. 10 deputetë abstenuan për Qeverinë.

Ne jemi pasardhës të Skënderbeut dhe Adem Jasharit- tha Albin Kurti- e për këtë nuk na ka hije korrupsioni.

Pjesa më e madhe e fjalimit të kryeministrit të ri u fokusua në luftën kundër korrupsionit dhe marrëdhënieve klienteliste në administratën shtetërore.

“Unë do të jem kryeministër i të gjithë juve dhe do të dëgjoj zërin tuaj sidomos kur nuk pajtohemi sepse ne mund të kemi mendime të ndryshme, por kemi endrra të përbashkëta. Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë, klienteliste dhe korruptive. Ftoj të gjithë punonjësit e shtetit që të refuzojnë dhe të denoncojnë korrupsionin. Nga sot ka një lidership i ri që konsideron aleatë të gjithë ata që mbrojnë të mirën e përbashkët”, u shpreh ndër të tjera Albin Kurti.

Pushtetin sot e ka fituar populli, shtoi Kurti, sepse atij i përket.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV