Ishin bashkë në lokal/ Kush është shoku që vrau me plumb në gjoks 27-vjeçarin në Tiranë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i të riut Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes shtetasin Marjus Dema, shok i viktimës, ndërkohë që Qema ka marrë vetëm një plumb në gjoks që i ka shkaktuar vdekjen.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të rinjve, teksa ishin në një lokal së bashku me disa persona të tjerë, po ashtu të njohur të tyre.

Të rinjtë mësohet se kanë qendruar për disa orë në shoqërinë e njëri tjetrit, por nuk dihet ende nëse kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike apo alkoolit.

Kanë qenë vetë të rinjtë ata që e kanë çuar viktimën drejt spitalit, por mjekët nuk kanë mundur dot që ta mbajnë në jetë për shkak të plagës që ka marrë në gjoks dhe që i ka prekur zemrën.

Qema njihej në zonën ku ka ndodhur ngjarja pasi ishte banor i saj, dhe për faktin se shoqërohej me personazhe të njohur dhe problematik teksa qëndronte vazhdimisht në zonën ku ndodhi krimi.

Mësohet se derimë tani policia ka shoqëruar disa persona që kanë dijeni apo kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes por nuk kanë mundur që të kapin autorin e dyshuar të vrasjes.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim shtetasit Erlind Peka, 27 vjeç, Blerim Hoti., 28 vjeç, Bralid Aga, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Lexo edhe :  Dashnor Sula mallkon ata që vjedhin fondet e fermerëve: Haram e paçin…

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Të fundit

“U manipulua shorti”/ Gjykata e Lartë reagon pas deklaratës së Salianjit

Gjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave të Ervin Salianjit lidhur me shortin e caktimit të relatorit që do...

Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet

Qysh në vitet e para të pluralizmit, Berisha i përdori ish-të përndjekurit politik për t'i hedhur më pas si leckë, atëherë kur nuk i...

Kongresi Ballkanik për herë të parë në Tiranë, Anxhaku: Zhvillim i madh për çiklizmin

Për dy ditë më radhë Tirana priti për herë të parë Kongresin e Unionit Ballkanik të Çiklizmit, një event që solli në vendin tonë...

Një Donald Trump ndryshe

Agustin Palokaj Ka një paradoks në Evropë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këtë fitore e kanë shijuar ata që deri tani...

Studentët bllokojnë rrugët kryesore në Beograd, gatuajnë dhe luajnë futboll e volejboll

Në Beograd, studentët kanë nisur një bllokadë 24-orëshe në Autokomandë, e cila do të zgjasë deri nesër, më 28 janar, në orën 10:00. Në...

Lajme të tjera

Web TV