“E pashë në Vlorë me 5 makina eskortë”/ Artan Hoxha ‘plas bombën’: Në Shqipëri ‘fshihet’ bosi i mafies turke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i kronikës ka treguar detaje të pathëna më parë lidhur me Sedat Peker, i cilësuar si bosi i mafies turke.

Hoxha tha se ai ka qenë mbështetës i Erdogan, por në 2018 marrëdhëniet e tyre u prishën dhe filloi kërkimi policor ndaj tij.

Gazetari tregoi në “Opinion” se ky personazh është shumë i pasur dhe lëviz me eskortë.

“Është fshehur në disa vende të rajonit, ndërsa në Maqedoni ka përdorur pasaportë false, ndaj në TIMS nuk rezulton të ketë hyrë në vendin tonë”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Sedat Peker është cilësuar si një nga bosët më të mëdhenj të mafies turke që kërkohet në Shqipëri. Ka qenë në burg nga 2004-2014. Ka kryer 10 nga 15 vjet. Në 2015 ka drejtuar një organizatë që ka një aktivitet të shtrirë në Turqi, vrasje, rrëmbime, gjoba. Në 2015 është parë në takim me Erdogan. I kam siguruar ato foto. 2015-2018 ka qenë mbështetës i Erdoganit, me qendrime publike, me statuse në facebook. Ka 1.6 milionë ndjekës aty, ka shumë në Instagram dhe tëitter, është shumë i mediatizuar.

Pas 2018 ka pasur përplasje publike me Erdogan dhe ka filluar operacioni i policisë turke. U kapën 49 anëtarë të grupit ët tij, por jo ky. Kan qendruar në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Në Prizren ka hapur biznes. Ka takuar kryetarët e pakicave turke në Maqedoni dhe Kosovë. Është një bos që fshihet mbas nacionalizmit. Në Maqedoni është arrestuar në fillim të këtij viti se kishte kaluar lejen e qendrimit 90 ditë e kanë çuar në Kosovë dhe jo në Turqi. Ministria ka thënë se ai nuk ka pasaportë kosovare, por ka leje qendrimi sepse ka biznes atje. Në 20 janar ka hyrë këtu.

Lexo edhe :  Dita e dytë, nis takimi i Ramës me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Lëviz me eskortë, e kam parë në Vlorë me 5 makina. Ky ka lëvizur në Vlorë, në shkurt. Sot kërkova që nëse ka në TIMS dhe rezulton që nuk ka hyrë. Më rezulton që në Maqedoni ka marrë pasaportë me identitet fals në Maqedoni. Me atë pasaportë të ketë hyrë këtu dhe të ketë ikur në Mal të Zi.

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV