Kurti i pavendosur për zv/ministrat: Së shpejti projektligji për buxhetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas seancës ku u votua qeveria, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dha një prononcim të shkurtër për mediat.

Ai së pari tha se nuk ka janë vendosur akoma emrat për zëvendësministra. Po ashtu, ai shtoi se sot e presin shumë punë, por së pari do të falënderojë aktivistët e anëtarët e VV-së, sepse ata kanë qenë vendimtar në fitore.

“Ende nuk i kemi vendosur emrat për zëvendësministra, do të bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur këtë gjë. Sot kam shumë punë për programin e dakordësuar.

Shumë shpejt na duhet ta sjellim edhe projektligjin për buxhetin 2020. Dhe do ju lutesha të më kurseni nga këto pyetjet për të komentuar çështjet e deputetëve komunalë.

Do të shkojë në zyrën e VV për të falënderuar anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes, sepse aktivisti anonim i VV-së është vendimtar në fitoren e Lëvizjes.

Dua që tani të bashkohet sa më shumë skena jonë politike, për punët e mëdha që na presin”, u shpreh për mediat Albin Kurti jashtë dyerve të Kuvendit.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV