Si i shpëtoi 20-vjeçari breshërive të plumbave në ekzekutimin e biznesmenit Birçaj (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë pas vrasjes së bujshme të biznesmenit Birçaj kanë dalë pamje të reja. Në makinë mësohet se kanë qenë tre persona. Edison Zeneli është kushëriri i të ndjerit Birçaj i cili ka ka qenë brenda makinës, në pjesën e prapme ku ka ndodhur vrasja dhe plagosja.

Siç shihet nga video e ekzekutimit të Birçaj, Zeneli ka qenë i ulur në sediljen  e pasme dhe ka tentuar të hapë derën teksa atentatorët qëllojnë me breshëri.

Ndërkohë Deromema ka qenë i ulur para dhe ai shihet teksa del nga makina pas atentatit dhe mundohet të shoh atentatorët, por këta të fundit ishin të maskuar. Ai largohet për t’i shpëtuar plumbave dhe më pas, kur ikin atentatorët me makinën e tyre kthehet te makina tip BMë.

Sipas ABC NEWS, Zeneli gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se ka qenë i traumatizuar për shkak të plumbave të qitur nga armët e dy autorëve dhe nuk mbante mend thuajse asgjë nga ngjarja. Ndërsa efektivi i policisë që ndodhi në vendin e parë të pasagjerit është shprehur një ditë më parë se sulmi i ka gjetur të papërgatitur.

Atentati ndaj Birçajt ndodhi dy ditë më parë në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. Në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja. Në momentin e largimit njëri prej autorëve lëshoi armën në tokë, por u rikthye për ta marrë.

Pistat ku po hetohet janë konfliktet e së shkuarës ose prishja e pazareve të paligjshme. Viktima kishte vetëm 1 muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai njihej si pronar i një lokali “The Boss” në zonën e Lungomares.

 

Të fundit

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë vendin. Zjarri në zonën Ponte...

Lajme të tjera

Web TV