Mbappe refuzon PSG-në, pritet të kalojë te gjiganti spanjoll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i skuadrës së Paris Saint-German, Kylian Mbappe ka vendosur që të mos e rinovojë më kontratën me klubin francez.

Në një raportim të medies spanjolle të “OKDIARO” thuhet se ai është duke kërkuar një transferim te skuadra e Real Madrid. Bardhezinjtë e Spanjës kërkojnë që sulmuesi francez të bashkohet me ta që në kohën kur ai ishte pjesë e skuadrës së Monacos, megjithatë ky transferim nuk u bë i mundur asnjëherë.

Kushtet tashmë duket se janë shumë ndryshe, pasi kemi të bëjmë me prishjen e marrëdhënies së sulmuesit me trajnerin Tuchel. Kjo gjë u pa dhe në ndeshjen e fundit ku Mbappe u zëvendësua me Mauro Icardin

Prurjet e reja në klubin francez duket se e kanë shqetësuar së tepërmi sulmuesin, i cili është duke e menduar seriozisht largimin nga kjo skuadër.

Ndërkohë, madrilenët janë të gatshëm të bëjnë një tjetër goditje  duke marrë Mbappe-n në radhët e tyre. Tani duhet vetëm të pritet deri në një vendim përfundimtar të lojtarit dhe klubeve./Fjala.al/

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV