Po lirohen kriminelët, gazetari-deputetes së PS: Kanë përfituar nga amnistia juaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin Real Story në News 24 ka patur replika të forta midis gazetarit Eni Ferhati dhe deputetes së PS, Ermonela Felaj, e cila është edhe kryetare e Komisionit të Sigurisë. Teksa po diskutohej për paketën “AntiKÇK”, që synon luftën kundër krimit të organizuar, Felaj tha se persona të rrëzikshëm të dënuar edhe me burgim të përjetshëm kanë përfituar nga gjyqtarë të caktuar dhe hapësira ligjore.

Por ky konstatim i deputetes së PS është kundërshtuar nga gazetari Ferhati, i cili theksoi se shumë kriminelë kanë përfituar edhe nga amnistitë e Qeverisë.

“Ka patur gjithnjë një dispozitë ku përjashtoheshin veprat e rënda kriminale”, tha Felaj, por Ferhati theksoi se “vetëm në amnistinë e fundit ka ndodhur kjo”, duke shtuar se mungesa e kësaj dispozite në amnistitë e kaluara është pranuar edhe nga Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë.

Sa i përket paketës “AntiKÇK”, gazetari tha se “sot u janë shpërndarë formularët disa individëve dhe u është lënë kohë 48 orë për ta plotësuar”. Aty do duhet të deklarojnë pasuritë e tyre dhe burimet e financimit.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV