Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi 42-vjeçari në mes të kryeqytetit, plumbat i marrin jetën edhe kushëririt të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamer Idrizi, 42-vjeç, banues në Shkup dhe me origjinë nga Shqipëria është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi bashkë me kushëririn e tij, duke përgjakur natën e fundit të muajit të Ramazanit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në lagjen Butel të Shkupit, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovinë” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Idrizi po udhëtonte me automjetin e llojit ‘Golf 7”, bashkë me të riun 22 vjeç, me inicialet E.I., në momentin që persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi. Idrizi vdiq në vend, ndërsa 22-vjeçari që e prekën gjashtë plumba u dërgua në urjgenë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe kanë mbledhur prova të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin e dyfishtë. Pista ku po hetohet është e shkuara e errët e vetë Idrizit.

Kamer Idrizi njihej si një biznesmen i fuqishëm dhe një person problematik në zonë. Më shumë ai u bë i njohur për publikun e gjërë në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj hotelit të tij ‘Alexander Palace’ në Shkup. Fatmirësisht Kamer Idrizi bashkë me miqtë e tij  Jeton Krivanjeva, Afrim Sulimani dhe Ensar Iseni, shpëtuan, por siç duket personat në fjalë u rikthyen dy vite më vonë.  Dyshohet se mes tyre ka pasur probleme për shkak të tregut të lëndëve narkotike.

Të fundit

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar fare numërimi i votave nga...

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si destinacion për pushime Shqipërinë. Kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV