Gjatë emisionit “Real Story” në News 24, analisti Arjan Vasjari është përplasur me kryetaren e Komisionit të Sigurisë, deputeten Ermonela Felaj, teksa i ka bërë kësaj të fundit disa pyetje mbi paketën “Anti-KÇK”, duke vënë theksin te fakti nëse kishte apo vakuum Shqipëria për një ligj emergjent.
Gjatë debatit, Felaj prantoi se jemi në një situatë emergjente për shkak se institucionet e drejtësisë nuk janë plotësuar ende pavarësisht se ka katër vite që është miratuar reforma në drejtësi.
Vasjari: Nuk ka asnjë vakuum ligjor për të shpartalluar krimin, për t’i konfiskuar gjithçka. Ne nuk jemi në kushtet e emergjencës për një ligj të tillë.
Nëse do ishim në kushtet e emergjencës, a ka fuqi ky ligj të ketë sukses për 10 muaj?
Dhe, kam përshtypjen që ky është një ligj karrem, që formulohet tani me efekt deri në fund të vitit, në një kohë që ne jemi në prag të negociatave dhe Evropa ka negojë për ligje të tilla.
Felaj: Është kusht nga BE që të intensifikojmë luftën ndaj krimit të organizuar. Ndaj, ky ligj është marrë edhe si pasojë e këtij qëllimi. Reforma në Drejtësi ishte një reformë e madhe, me të njohura dhe të panjohura. Jemi gjendur edhe përballë situatave të paanalizuara më parë, siç është fakti që shumë gjyqtarë e prokurorë nuk po e kalojnë Vettingun, duke nxjerrë jashtë funksionit shumë gjykata.
Vasjari: Jeni absolutisht jashtë pyetjeve të mia.
Felaj: Jo, jam brenda pyetjeve.
Vasjari: Atëherë, kjo është përgjigjja që nuk pres. Unë mund të pranoj që situata tranzitore ka bërë të dalin gjëra, që nuk imagjinohen, por problemi është se nëse këta do të ishin realisht shqetësimi, ju nuk kishit pse bënit një ligj të tillë. Ju do të bënit një ligj kundër këtyre gjykatësve dhe prokurorëve, që nuk kaluan dot Vettingun. Ndaj dhe po iu pyes a ka pasur vakuum ligjor?
Felaj: Ka pasur mungesë të ligjit. BKH të mungon, që është baza.
Vasjari: Nuk e çoi mungesa e BKH situatën me krimin në këtë pikë, absolutisht. Nuk e krijon ligji juaj BKH, mos thoni gjëra jo korrekte. Ju po bëni një ligj që s’ka lidhje me atë.
Felaj: Ligji jonë ka lidhje me BKH. Po përpiqem të krijoj një strukturë të veçantë brenda policisë, që të krijojë një praktikë të konsoliduar nesër për BKH dhe SPAK.
Vasjari: Kjo që po thoni ju nuk ka lidhje fare as me BKH, as me SPAK, ose nëse ka të bëjë me to, ka të bëjë në aspekt negativ. A jemi në kushtet e emergjencës?
Felaj: Me logjikën tuaj i bie pse e bëmë ne SPAK, kur e kishim Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ne po i bëjmë të gjitha organet e drejtësisë, që të kemi njerëz të vettuar.
Vasjari: Qëllimin tuaj nuk e vë në dyshim, por po gjykoj produktin. Thjesht po shpreh disa paqartësi, se po të pyes a ekziston emergjencë sot në Shqipëri?
Felaj: Po, patjetër, se hyjmë në vitin e katër të miratimit të Reformës në Drejtësi dhe ende nuk është e plotësuar. Meritohet një ndërhyrje në nivelin ligjor, për shkak të boshllëqeve të krijuara nga reforma. Është kusht për Shqipërinë.
Lirimi i Indrit Dokles, Felaj e PS: Ja kush do e hetojë gjyqtaren
Po lirohen kriminelët, gazetari-deputetes së PS: Kanë përfituar nga amnistia juaj