Pranga 47-vjeçarit në Vlorë, ishte shpallur në kërkim nga policia greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 47-vjeçar mbi të cilin rëndonin akuza shumë të rënda. Bëhet fjala për shtetasin Bardhosh Mino (Lytaj), i cili ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019 nga shteti grek.

Mbi 47-vjeçarin rëndonin akuzat ‘Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim’, ‘Grabitje në bashkëpunim’, ‘Armëmbajtje pa leje’, ‘Përdorim i paligjshëm i armës’, ‘Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike’, dhe ‘Falsifikim’.

Njoftimi i plotë i Policisë:     

Kapet i kërkuari për disa vepra penale në shtetin Grek.

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, Sektori i Hetimit te Krimeve në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin “Bianco” mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

B.M (L), 47 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal nr.

196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti Grek, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike”, dhe “Falsifikim”, të parashikuara sipas kodit Penal të shtetit Grek.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme. /Fjala.al

Të fundit

Kombëtarja fluturon drejt Rigës, kërkohet fitorja ndaj Letonisë

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare u ndal në një barazim pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”. Megjithatë, djemtë...

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata...

Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme...

Jo pulëbardhat e zhurmshme që vjedhin ushqim, është njeriu ai që dëmton

Sophie Pavelle Shpend grabitqarë, gjemba dhe pajisje me tinguj largues janë disa nga masat që përdoren për t’i trembur këto zogj. Ndoshta duhet të provojmë...

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara të letërsisë hispanoamerikane të shekullit...

Lajme të tjera

Web TV