Vidhte sanduiçët e kolegeve çdo ditë, por bankieri fitonte 1 mln paund në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shprehja e popullit, “sa më shumë të kesh je gjithmonë i pangopur” duket se është përshtatur shumë mirë të një bankier. Ai është pezulluar nga puna sepse dyshohet se ka vjedhur sanduiçë nga kantina e stafit ku punonte.

Banka e pezulloi atë pas akuzave të shumta se ai kishte vjedhur ushqime nga selia e saj në Canary Wharf në lindje të Londrës, raportoi Financial Times.

Është ende e paqartë numri i sanduiçëve që ka vjedhur Shah dhe koha në të cilën ai ka vepruar. Akuzat vijnë pavarësisht rolit të tij si një nga tregtarët e kredisë me profil më të lartë në Evropë.

31 vjeçari Paras Shah u shkarkua si kryetari i Citigroup , e cila merret me tregtimin e bonove me rendiment të lartë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën muajin e kaluar.

Një burim bankar i tha agjencisë së lajmeve të Shoqatës së Shtypit se ata që ishin në pozicione të ngjashme në banka të tjera mund të fitonin më shumë se 1 milion paund.

Uebfaqja për rishikimin e punonjësve Glassdoor thotë se paga mesatare për një tregtar kredie është 183,740  paund, por zoti Shah ka të ngjarë të ketë fituar shumë më tepër sesa ajo duke pasur parasysh rolin e tij të lartë në Citi.

Të fundit

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështje kriminale kundër...

Lajme të tjera

Web TV