“Ruhuni nga Covid dhe nga virozat, vaksinohuni”/ Tritan Kalo: Jemi në kilometrat e fundit të daljes nga tuneli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktori i njohur Tritan Kalo përmes një mesazhi në rrjetet sociale shprehet se jemi pranë mposhtjes së Covid në Shqipëri.

“Të gjithë së bashku me mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok, pak e nga pak po i përshkruajmë kilometrat e fundit të rrugëtimit të filluar në fundvitin 2019, në tunelin shumë e shumë të gjatë të kësaj Pandemie…. Kemi pasur qindra e mijëra të infektuar me apo pa shenja klinike të sëmundjes, si dhe mijëra jetë të shuara nga lulëzimi e lumturimi i të qenurit pjesë e familjes dhe e shoqërisë sonë, e në mesin e tyre edhe mjaft kolegë mjekë e infermierë”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

Mjeku i njohur që ka qenë në vijën e parë të frontit të luftës me këtë flamë botërore apelon që të kenë kujdes dhe të vaksinohen sa më shumë për të krijuar imunitetin e kërkuar dhe mbi të gjitha shkëputjen e zinxhirit të infektimeve.

Postimi i plotë

Kohë kovidiane…. 24.05.2021….Fund maji i këtij viti ngjall më shumë shpresë dhe besim, se jemi në fillimin e fundit të kësaj “flame mbarëbotërore”, të Pandemisë së shkaktuar nga virusi jetë lëndues e jetë marrës Sars-Cov2/Covid-19…..Të gjithë së bashku me mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok, pak e nga pak po i përshkruajmë kilometrat e fundit të rrugëtimit të filluar në fundvitin 2019, në tunelin shumë e shumë të gjatë të kësaj Pandemie…. Kemi pasur qindra e mijëra të infektuar me apo pa shenja klinike të sëmundjes, si dhe mijëra jetë të shuara nga lulëzimi e lumturimi i të qenurit pjesë e familjes dhe e shoqërisë sonë, e në mesin e tyre edhe mjaft kolegë mjekë e infermierë…. U prehshin në paqe dhe u kujtofshin përjetësisht viktimat e shkaktuara nga kjo “dorë e zezë”, e njohur si Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i virusit Sars-Cov2/Covid-19….Në ndërkohë nuk ka arsye se përse duhet të ulim përkujdesin ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh….Nuk ka vetëm Sars-Cov2/Covid-19 përqark nesh në këto muaj të vitit….

Lexo edhe :  “Na ka goditur syri i keq”, Rama flet për tunelin e Murrizit: Solli surprizë të hidhur

VIROZAT e stinës me ngjashmëri epidemiologjike dhe klinike shumë të madhe me Covid-19, edhe ato sjellin jo pak shqetësime për shëndetin e individit dhe mirë-funksionimin e Shëndetit Publik….Parandalimi i  infektimit prej tyre, NUKU ka asnjë ndryshim nga parandalimi i infektimit dhe i përhapjes së Covid-19, ndaj për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni vetë ndërgjegjësimin si dhe përkujdesin ndaj vetes…. Alergenët e stinës, pickimet nga insektet e rriqnat, ujërat e pishinave, liqeneve, lumenjve e deteve, konsumimi i ushqimeve të tregtuara buzë tyre, grumbullimet në bregdet, në parqe apo gëzime familjare i risin rreziqet për sëmundjet alergjike, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, infeksionet gastro-intestinale, infeksionet e syve, të lëkurës apo me shtrirje më të gjerë në organizmin tonë, etj….KUJDESI kurrë nuk duhet të mungojë kudo dhe për çdo çast, për të gëzuar një verë të shumë-dëshiruar dhe të shumë-munguar një vit më parë…

.PAVARËSISHT nivelit të imunizimit aktiv të popullatës, të mbërritur pas kalimit me ose pa shenja klinike të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, mos hezitoni të VAKSINOHENI sapo t’ju mundësohet kjo gjë….IMUNIZIMI AKTIV i fituar nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj saj, me siguri do ja mbërrijë ta shkëpusë hallkën e zinxhirit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19…..Ne si dje, sot edhe nesër do të gjendemi aty në vijën e parë të përkujdesit për shëndetin tuaj, ndaj Mirëbesimi dhe Mirëkuptimi reciprok KURRË nuk duhet të na mungojë…. Together forever!!!

Të fundit

Qëndrimi mbi 10 orë ulur, rrezik për shëndetin, prek zemrën dhe sistemin vaskular

Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik....

Rrotacioni, apo racioni i Berishës..

Nga ARTUR AJAZI Në urimin për vitin e ri në 31 Dhjetor, Sali Berisha ftoi shqiptarët ti bashkohen atij dhe partisë tij “për të bërë...

SPAK kërkoi rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, GJKKO merr vendimin

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, u shqyrtua këtë të premte në...

U arrestua në Greqi, kush është Jani Alia, si nisën përplasjet mes tij dhe Elton Çiçajt

Aliaj është i lindur në Tepelenë dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në...

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur

Gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni i Gazetareve Shqiptare, të cilët...

Lajme të tjera

Web TV