Braçe kujton dhunën u ushtuar ndaj tij 25 vite më parë/ Grupet paramilitare më sulmuan poshtë shtëpisë, çfarë i shkrova Berishës pasi më dhunuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Braçe pa rikujtuar dhe njëherë pas 25 vitesh, zgjedhjet e 26 majit të 1996 të cilën ai e cilëson si masakër zgjedhore. Për rrahjen e gazetarëve dhe deputetëve të opozitës Braçe bën fajtor ish-presidentin e asaj kohe Sali Berishën i cili e kishte kthyer vendin në regjim kriminal duke bërë të mundur vjedhjen e zgjedhjeve.

Sali Berisha dhe rregjimi i tij kriminal bene proven gjenerale ne zgjedhje te pjesshme ne Libofshe, Greshice e Ngracan;
Dhunim barbar dhe percaktim te rezultatit te votimit jashte vunetit te zgjedhesve!
Me pare, gjate vitit 1994, rezultati historik i REFERENDUMIT PER KUSHTETUTEN, solli humbje derrmuese per rregjimin e Sali Berishes por edhe nje plan te tere per te mos lejuar me SOCIALISTET TE FITONIN!

Braçe ka publikuar edhe disa foto të shkëputura nga çelja e fushatës dhe më pas sulmi poshtë shtëpisë ku qëndronte, shkruan zv,kryeministri Braçe.

Postimi i Erion Braçes:

#26MAJ
ASGJE NUK HARROHET!
KUSH HARRON, BASHKEPUNON!
Sot, #26MAJ2021 shenon 25 vite te MASAKRES ME TE MADHE ZGJEDHORE,
“zgjedhjeve” te vetme qe nuk jane njohur kurre nga kerkush, kurre;
Zgjedhjeve per te cilat ODIHR,
na la per historine nje fjali:
NUK KISHTE ASNJE NEN TE RREGULLAVE ZGJEDHORE QE NUK U SHKEL!
Kaq perseri ishte fare fare pak;
Kryetari i Opozites/PS ne burg politik, ndalim e perjashtim politik nga kandidimi te gjysmes se udheheqjes se opozites, fushate elektorale e qethur, pothuajse e ndaluar mbushur me dhunime e arrestime, dite zgjedhjesh horror, komisione te njenashme zgjedhore ne raportin 13 nga pushteti e 1 nga opozita, rrahje komisioneresh qe ne hapje te qendrave te votimit dhe largim i dhunshem prej ores 9.00 te mengjesit prej aty, ndalim i zgjedhesve per te votuar, vjedhje masive votash ne numerim dhe rezultat teresisht i rreme ne cdo cep te Shqiperise!
Shihini fotot;
Njera-ajo djathtas eshte ne prezantim/celje te fushates me 26 prill 1996, ne nje kuvli ku na lane te mblidheshim ne Berat,
tjetra eshte ne oren 10.00 ne seline e PS ne Berat/MANGALEM, fill pas sulmit nga paramilitare poshte shtepise ku rrija e me tej brenda ne komisariatin kriminal te Beratit.
Me heret gjate vitit 1995/Maj serish,
Sali Berisha dhe rregjimi i tij kriminal bene proven gjenerale ne zgjedhje te pjesshme ne Libofshe, Greshice e Ngracan;
Dhunim barbar dhe percaktim te rezultatit te votimit jashte vunetit te zgjedhesve!
Me pare, gjate vitit 1994, rezultati historik i REFERENDUMIT PER KUSHTETUTEN, solli humbje derrmuese per rregjimin e Sali Berishes por edhe nje plan te tere per te mos lejuar me SOCIALISTET TE FITONIN!
Por SOCIALISTET MBETEN GJALLE, qendruan, rezistuan, propozuan, komunikuan, sakrifikuan, luftuan,
FITUAN BESIMIN E NJEREZVE;
Edhe une gjalle jam!
Mbaj mend qe mesditen e 27 majit,
i derrmuar shkruajta:
SALI BERISHA SHIHE KRIMIN TEND NE FYTYREN TIME!
E shkruaj serish edhe sot;
Krimi nuk u ndal, vijoi ne 28 maj 1996 ne zemer te Shqiperise, sheshin e Skenderbeut, kulmoi me 21 janar 2009 ne bulevardin e Deshmoreve me kater te pushkatuar politike, perseri nga ne!
MINIM I DEMOKRACISE ISHTE VULA E TURPIT NE FYTYREN E SALI BERISHES NJE JAVE ME PARE DHE ZGJEDHJET E 26 MAJIT 1996 ISHIN ZANAFILLA/ORIGJINA, FAKTI E PROVA;
KRIMI NE FYTYREN TIME E LEKUREN E CDO TE MAJTI, KUNDERSHTARI, NJERIU NORMAL QE NUK U BLE NGA SUDJA, VEHBIU, XHAFERRI, KAMBERI, LEFTERI, SHEMSIA, FITIMI, BASHKIMI, femije, i ri, e re, burre, grua, gjysh, gjyshe-familje te ndjekura, pergjuara, dhunuara, pa pune e sherbime, burgosura nga Sali Berisha dhe rregjimi i tij kriminal mu sic Hitleri e nazizmi ndoqi, pergjoi, dhunoi, burgosi e vrau hebrenjte!
26 maj ishin zgjedhjet e para per mua,
me kete shenje politike, edhe fizike ne fytyre;
Ato zgjedhje, socialistet e Beratit, posacerisht Uznoves e Policanit I FITUAN, jo prej rezutatit te caktuar nga rregjimi, por prej fuqise se rezistences, sakrifices, bashkimit zemer me zemer tek njeri tjetri;
Nga largesia e 25 viteve, sot, dua ti kujtoj e perulem me respekt secilit prej tyre,
ne Berat, Uznove e Polican per gjithe sakrificen e tyre ne vite!
CDO SOCIALISTI KUDO NE SHQIPERI!
Asgje dhe askush nuk harrohet;
Bashke ishim, bashke qendruam ne cdo beteje, e fituam, kurre nuk humbem nje te vetme. KTHEHUNI PAS E KUJTOINI,
VETEM BETEJA TE FITUARA SI TE MAJTE, GJITHNJE NE KRYE!
Ajo shenje politike e fizike ne fytyre,
ndikoi fort brenda meje;
Vetem 24 vjec mesova te qendroj, mos iki,
te sakrifikoj, mos perfitoj, te qendroj perballe, mos perkulem, te respektoj perulesisht kedo, mos harroj gjithkend, te punoj, mos rri,
te jap, mos marre, te ndihmoj, mbeshtes, ndaj me gjithkend, mos vjedh ne emer te tyre!
PREJ 26 MAJIT JAM KY QE JAM!/Shqip

Të fundit

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë...

Protesta e 23 dhjetorit, Këlliçi thirrje qytetarëve të Tiranës

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës nesër, më 23 dhjetor, në orën 17:00, si pjesë e aksionit të mosbindjes civile. Drejtuesi politik i...

Ethet e Nilit, Bino: Dezinsektimi të kryhet nga bashkitë e të monitorohet nga ISHP

Pas rreth 13 vitesh, këtë vit rikthimi i virusit të Etheve të Nilit Perëndimor në vend u mori jetën rreth 11 personave, kryesisht atyre...

Lajme të tjera

Web TV