“Mami këtu qenka bërë nami”, gazetarja tregon takimin me vajzën e përdhunuar në Mirditë: Si u zbulua abuzimi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kam pasur takimin e pare me vajzën, e cila nuk kishte takuar asnjë individ tjetër veç familjes. Ajo ishte brenda një dhome. Kishte shkëputur marrëdhëniet me të dy prindërit.”

Kështu e nis rrëfimin e saj gazetarja e emisionit ‘Me zemër të hapur’ Anila Ahmataj, e cila ndoqi rastin e rëndë në Mirditë, ku një e mitur u abuzua seksualisht nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku.

E pranishme në studion e emisionit të gazetares Evis Ahmeti, Ahmataj tha se nëna i kishte treguar se si e kishte zbuluar ngjarjen e rëndë, pasi kishte konstatuar një telefon në dhomën e vajzës. Sipas saj, në celularin e vajzës ishin zbuluar gjëra të rënda, video dhe mesazhe në ‘FB’.

“Kam pasur takimin e pare me vajzën, e cila nuk kishte takuar asnjë individ tjetër veç familjes. Shtëpia ishte në kushte të tmerrshme, vajza ishte brenda një dhome, vajza kishte shkëputur marrëdhëniet me të dy prindërit. Nëna më pohoi se “në mëngjes shkova për ta zgjuar nga shtrati dhe poshtë jastëkut kishte celularin. Nëna tentoi ta merrte dhe në atë kohë vajza është çuar nga krevati. Është dashur ndërhyrja e vajzës së madhe që të hapi kodin e celularit. Vajza e madhe pasi e hapi më tha “Mami këtu qenka bërë nami”.

Ndërsa babai i 15-vjeçares më rrëfeu se videot në celularin e vajzës janë më shumë sesa të turpshme pasi brenda tyre jashtë dëshirës së 15-vjeçares ishte me pamje vet vajza. Nëpërmjet bisedës së ngushtë me familjarët pohuan se në celularin e vajzës ishin adresat e FB të dy prej abuzuesve të cilat i përdorte vajza e presionuar. Ajo që vihet re nga investigimi në atë fshat shtëpitë e abuzuesve ishin mjaftë afër me shkollën në të cilën frekuentonte 15-vjeçarja. Ata e kishin të survejuar hyrje-daljet e vajzës dhe të 5-të këta persona pothuajse kryenin një zanat, pasi në banesat e tyre kishin servis makinash. Xhaxhai i 15-vjeçares më pohoi se njëri nga prindërit e njërit prej abuzuesve ka telefonuar dhe i ka kërkuar takim, duke i pohuar se janë gjak dhe të afërm.”, tha Anila Ahmataj.

Lexo edhe :  Dy të rinj u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari ua blinte

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV